VLORË - Stadiumi i rinovuar nuk ka sjellë lumturinë e pritshme në Vlorë. Flamurtari u mposht 1-2 për raundin e pestë të Superligës nga Egnatia, ndërsa drejtuesit kanë reaguar. Administratori i klubit, Sinan Idrizi, duket se i ka dhënë afat edhe një javë trajnerit spanjoll Carlos Garcia.
Ky i fundit u afrua në Vlorë këtë verë dhe gjatë pesë takimeve në krye të skuadrës ka marrë tre humbje dhe dy barazime, për vendin e parafundit. Asnjë fitore për kuqezinjtë që u duke se rinovimi i stadiumit do sillte edhe rezultate, por nuk qe e thënë as prezenca e shtuar e tifozëve, të cilët dolën të zhgënjyer nga impianti.
Dueli i radhës për vlonjatët luhet më 4 tetor në 'Selman Stërmasi' dhe përballë është Dinamo. Nëse ekipi nuk reagon, duket se Carlos Garcia do bëjë gati valixhet për në Barcelonë.
Si pasues të tij shihen Gentian Mezani, Shpëtim Duro dhe Francesco Moriero (ish-trajneri i Laçit).
Renditja e Superligës
Komente
