Sindikata e Mësuesve: Paga 950 euro show, nuk na mjafton! Trajnimi nuk i përfshin të gjithë mësuesit

1 Shkurt, 14:05| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:33

  • Share

Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj ka komentuar në Report Tv ‘Programin e Zhvillimit për Mësuesit’, përmes së cilit mësuesit do të trajnohet për metodat efektive të mësimdhënies. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Halilaj thotë se ndonëse paga mesatare për mësuesit do të shkojë në 950 euro kjo nuk është e mjaftueshme. Madje ai e konsideron si një show.

“Kemi një rritje jo aq sa duhet. Kemi dy rroga, bruto dhe neto. Një mësues gjimnazi 66 mijë lek, rroga e një mësuesi sot bruto është tek 83 mijë lekë. Jemi aty aty me rajonin. Problemi është se këtu janë çmimet më të larta. Nuk është ndonjë rritja e madhe, rreth 100 mijë lek. Është më tepër si show, monedhë zyrtare kemi lekun dhe thuhet që rroga e mësuesve do shkojë 950 euro”, tha Halilaj për Report Tv.

Halilaj thotë se mungesa e mësuesve po thellohet çdo ditë e më shumë, ndërsa sugjeron rritjen e buxhetit për arsimin.

“Kemi parashikuar para 3 vitesh mungesën e mësuesve, kemi mbyllje të degëve të mësuesit. Po thellohet çdo ditë edhe më shumë. Vendet e BE e kanë të gjitha mbi 5% të GDP për arsimin, ne e kemi poshtë 3%.

Ne kemi mungesa në zona të caktuara, në Tiranë për eduktaore dhe mësuesit e ciklit të ulët. Kemi problematika në zonat e largëta për mësuesit e shkencave dhe gjuhës së huaj. Vijnë në Tiranë por nuk u intereson psh të shkojnë të punojnë në Pukë, në një fshat të caktuar. Kemi edhe një mungesë tjetër që vjen për shkak të rrogave të ulëta, psh ka mësues por nuk u intereson të shkojnë në zona të thella”, tha ai.

Sipas tij trajnimi nuk përfshin gjithë mësuesit.

“Është trajnim me informacionit që kemi, por nuk i përfshin gjithë mësuesit. Është i domosdoshëm trajnimi i vazhdueshëm. Në pandemi kishim mësuesit i patrajnuar. Për ne puna kryesore duhet të jetë rritja e buxhetit të arsimit, jo 3%. PISA ka qenë skaner i mirë që i është bërë arsimit shqiptar”, u shpreh Halilaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?