Foto ilustruese

Bota

Sinjale të forta për paqe/ SHBA: Ukraina ka gati kërkesën për armëpushim

10 Mars, 08:01| Përditesimi: 10 Mars, 08:49

  • Share

SHBA- Administrata Trump beson se udhëheqja ukrainase është e gatshme të ecë përpara me kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë. Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, pritet të mbërrijnë në Arabinë Saudite të martën për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lartë të Ukrainës.

Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të pranojë një marrëveshje armëpushimi me Moskën, edhe pse nuk ka ofruar garanci të menjëhershme sigurie për Kievin. Dhjetë ditë më parë, Trump dhe Zelensky u përplasën publikisht në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump deklaroi se presidenti ukrainas nuk ishte ende i gatshëm për t’i dhënë fund luftimeve. Ndërkohë, Rusia vazhdon të mbajë nën kontroll rreth 20% të territorit ukrainas që prej fillimit të pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, raporton Reuters

“Fakti që përfaqësuesit ukrainas po vijnë në nivele kaq të larta është një sinjal pozitiv për ne do të thotë që ata janë të gatshëm të ulen dhe të ecin përpara”, tha zyrtari amerikan, në kushte anonimiteti.

Presidenti Zelensky pritet gjithashtu të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, por nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedimet me delegacionin amerikan. Ukrainën në tryezën e bisedimeve do ta përfaqësojnë shefi i stafit të presidentit, Andriy Yermak, këshilltari për sigurinë kombëtare, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Në një fjalim të mbajtur me video mesazh të dielën në mbrëmje, Zelensky u shpreh:

“Shpresojmë për rezultate si në afrimin e paqes, ashtu edhe në vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare.”

Megjithatë, Zelensky mbetet nën presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të bërë lëshime në negociata, ndërkohë që ai këmbëngul në nevojën për garanci të forta sigurie, duke kujtuar se Rusia ka shkelur marrëveshje të mëparshme armëpushimi.

Nuk ka informacion nëse SHBA ka ushtruar presion të ngjashëm edhe ndaj Rusisë që të bëjë lëshime. Pas tensioneve në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky ka tentuar të qetësojë marrëdhëniet me aleatin e tij më të rëndësishëm – SHBA-në – që mbetet furnizuesi kryesor ushtarak i Ukrainës.

Sipas të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff, presidenti amerikan ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën ky i fundit shpreh “falje” dhe “mirënjohje”. Witkoff shtoi se në Arabinë Saudite, SHBA-ja dëshiron të diskutojë një “kornizë paqeje” për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Në diskutime është rikthyer edhe një marrëveshje strategjike për burimet minerale të rralla, e cila më parë kishte dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve. Ukraina ka ofruar që SHBA-së t’i jepet akses në rezervat e saj minerale, në këmbim të garancive të sigurisë.

Përplasja në Shtëpinë e Bardhë ka çuar në pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, si dhe ndalimin e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës. Por, të dielën, kur u pyet nëse do të rifillonte ndarjen e inteligjencës me Ukrainën, Trump u përgjigj: “Në fakt, ne sapo kemi nisur ta bëjmë këtë. Ne duam që Ukraina të jetë serioze për të bërë përparim.”

Ndërkohë, më 18 shkurt pak përpara përplasjes me Zelenskyn – Rubio pati zhvilluar një takim në Arabinë Saudite me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si vazhdim i bisedës së diskutueshme telefonike të Trump me presidentin rus Vladimir Putin.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si ju duket?