Sinjalizoi atentatorët, del video, momenti kur i riu pret Billën në kryqëzim, i largoi edhe nga Peza pas vrasjes

18 Qershor 2020, 18:07| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 18:11

  • Share

Sebastian Mali u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. 22-vjeçari i arrestuar është nipi i Prelë Markut, që Billa e vrau në Angli në vitin 2006. Mali u arrestua ndërsa daja i tij (vëllai i Prelë Markut) Viktor Marku është shpallur në kërkim i dyshuar si autor. Mali akuzohet se sinkronizoi atentatorët. Por si u identifikua? Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës.

Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se ka lajmëruar atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Gazetari i Report Tv Merin Maçi mëson nga grupi hetimor, se Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që ka marrë atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore kanë bërë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.


Lajmi kryesor:

Vëllai e nipi morën hakun për vrasjen në Angli, arrestohet i riu bashkëpunëtor, del videoja që zbuloi vrasësit, si e pritën Billën dhe më pas u larguan për në Pezë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?