Sistemimi i plazhit publik të Vlorës, Rama publikon pamjet: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas për ata që duan të shijojnë bregdetin

24 Korrik, 08:44| Përditesimi: 24 Korrik, 09:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet nga plazhi publik në Vlorë, atje ku po sistemohet gjithë hapësira.

Sipas kryeministrit, edhe çadrat janë falas, kështu që pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë në maksimum bregdetin.

Mirëmëngjes, dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kreu i qeverisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfred: 25/07/2024 23:05

    Kërkojmë për plazh publik në Shëngjim ,nuk na u besuan sytë për atë zaptim të pa imagjinuar ,nga pesë apo dhjetë kilometra plazh që ka Shëngjini gjetëm vend gjoja të lirë 20 metra diku afër qëndres ,por ajo ishte e mbushur me çadra që sejcila çader kishte nga ndonjë peshqir apo brekë të varura në të, a quhet i lirë kur edhe të nesërmen po e njëjta situatë ,nuk gjetëm vend as edhe një meter katror për një çadër.Ku ndodhet ai 30 përqint i lirë të pa zaptuar nga mashtruesit me dhembë të prishur në breg të detit.Një këshillë, çdo 100 m plazh 70m publik dhe 30 m privat , nëqoftese njerëzit duan cadra e ndonje karrike apo diçka tjeter të shkojnë tek një vend grumbullimi të çadrave ti tërheqin kundrejt pagesës dhe ta vendose ku ti doje qejfi se bregu i detit eshtë i të gjithëve dhe pikë

    Përgjigju
  • Iris: 24/07/2024 23:15

    Mire do te ishte qe cadrat te kishin te shkruar siper /Bashkia Vlore/ dhe jo /Vlora Marina/,pasi tingellojne si mall privat,mund te ngaterohen njerezit.

    Përgjigju
  • Pet: 24/07/2024 10:49

    Nuk arrij qe te kuptoj pse cdo gje te thjeshte e komplikojne per pushuesit. Per pushuesit mjafton qe te lihet hapesire e lire, pasi cadrat i vene vete., Ne cadrat qe ven bashkia do te kete vetem konfuzion dhe ngaterrese , pasi padiskutim disa persona ( apo ndonje bar ose hoteluc) do te lene varur ne to ndonje bluze, shall, apo cdo gje rrethanore ne menyre qe neser ta gjeje perseri te lire dhe ne kete menyre i ben te gjithe konfuz.

    Përgjigju
  • Arber: 24/07/2024 10:44

    Cadra reklame falas ?! Bravo te dyja se bashku flasin vete . Bashkia qe reklamon investimin e privatit ne token e dhuruar nga shteti .Lidhje me te ngushte nuk ka .

    Përgjigju
  • Vlora: 24/07/2024 10:33

    Paskan gjetur ne cope toke per te vene 50 cadra e paskan zgjidhur hallet e pensionistve te zones.

    Përgjigju
  • Lindi: 24/07/2024 10:10

    Njerzit kanë nevojë për hapsira rëre jo për karrike e çadra. Pjesa poshtë zhezllongeve është rërë e vdekur dhe e qelbur pér gjithë verën. Atje derdhen lëngje, cigare etj. Mos dëgjo zyrtarët e korruptuar. Leri njerzit të lirë me çadrat e veta. Vetëm hiq plehrat dhe kthe rërën çdo natë. Plazhi publik të ketë 50 % të rërës. Zhezllonget të jenë 5 metra larg vijës së ujit.

    Përgjigju
  • Kanina: 24/07/2024 09:58

    Lironi plazhet e zaptuara nga hajdutet gjakepires .. 80% e plazheve te zaptuara jane zyrtare e ish zyrtar bashkie kan vendosur te afermit e tyre si pronar.Karaburuni i lire eshte turpi i vlores me plazhe te gjitha te zaptuara

    Përgjigju
  • Daku: 24/07/2024 09:48

    Po me duket se nuk ata qe informojne kryeministrin e genjejne shume rend. Rezik policia qe ka harruar rolin e saj dhe ska ndryshim ne sjellje me bandat kriminale.

    Përgjigju
  • Po mër po: 24/07/2024 09:25

    Çadra falas???

    Përgjigju
  • Tutu: 24/07/2024 09:07

    Mjafton te jeni te zote te mbani te lira plazhet publike… sa per cadra e shezllona falas… eshte pak si muhabet kinez…

    Përgjigju
  • Iliri: 24/07/2024 09:04

    U ra prapanica ngushtë?Maskarenj hajdutëri e pashoqe,deti është i të gjithëve,vetëm në Shqipëri duhet të paguash në ç'do cep të bregdetit.

    Përgjigju
  • anna: 24/07/2024 08:54

    kthejani qytetareve respektin qe kane per ju keto vite qe jeni do te ngeleni ne histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?