Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, Ministrja e Arsimit zhvilloi mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.
Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, është vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme:
1- Shkolla "Martin Camaj", Shkodër qytet,
2- Shkolla "Agim Tafili", Harku i Bërdicës,
3- Shkolla "Prekal", fshati Postribë,
4- Shkolla "Ruzhdi Daca", Rrethinat,
5- Shkolla "Mehmet Shpëndi", fshati Shalë,
6- Shkolla "Theth", fshati Shalë,
7- Shkolla "Gimaj", fshati Shalë,
8- Shkolla "Palaj", fshati Shosh,
9- Shkolla "Ndreaj", fshati Shosh,
10- Shkolla "Nicaj", fshati Shosh
11- Shkolla "Pog", fshati Pult,
12- Shkolla "Plan", fshati Pult,
13- Shkolla "Maja e Thanës", fshati Pult,
14- Shkolla "Kasnec", fshati Pult,
15- Shkolla "Kir", fshati Pult,
16- Shkolla "Xhan", fshati Pult.
Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.
Lajmi kryesor: