Delvine- Forcat zjarrfikëse dhe ushtria po vijojnë të punojnë për të izoluar dhe shuar vatrat e zjarreve pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër ndërsa mesditën e sotme janë arritur të shuhen vatrat e zjarreve në Delvinë.
Ministrisë së Mbrojtjes bënë me dije se në 24 orët e fundit, janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 vatra, aktive mbeten ato në Lurë.
“Vijon puna për uizolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po operojnë efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura, informoi sot ministria e Mbrojtjes duke i bërë apel banorëve të bëjnë kujdes dhe paralajmërojnë se do të ndëshkohen piromanët.
Në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë zjarri ishte vijim i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq.