Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë izoluar e vatra zjarri gjatë ditës së sotme, në Finiq, Elbasan dhe Poliçan.
Sipas ministrisë, në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare. Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.
Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka.
Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, në këto ditë, ku temperaturat janë të larta.
Lajmi kryesor:
Zjarri në Finiq vijon prej 5 ditësh, 30 ushtarë dhe helikopteri punojnë për fikjen e flakëve! Në ndihmë 2 avion zjarrfikës nga Greqia (VIDEO)
S.B/ReportTv.al
