Kronikë

Zjarri në Finiq vijon prej 5 ditësh, 30 ushtarë dhe helikopteri punojnë për fikjen e flakëve! Në ndihmë 2 avion zjarrfikës nga Greqia (VIDEO)

6 Korrik, 15:27| Përditesimi: 6 Korrik, 22:03

  • Share

Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje të jashtëzakonshme nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Gjatë ditës së sotme 1 helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ka kryer 2 herë fluturime duke hedhur ujë në vatrat e zjarrit, ndërsa pasdite në ndihmë kanë ardhur edhe 2 avion zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia.

Aktualisht aktive janë disa vatra zjarri në Leshnicën e Poshtme, dhe në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, për të evituar mbërritjen e zjarrit pranë shtëpive të banuara. 

Pas ndërhyrjes së kryetarit të Bashkisë Finiq Romeo Çakouli, në zonë pasditen e sotme nisi ndërhyrjen për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka.

Operacioni u mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes. 

Ndërkohë, një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull në Poliçan. Zjarri, që ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha, është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë izoluar e vatra zjarri gjatë ditës së sotme, në Finiq, Elbasan dhe Poliçan, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në këto ditë, ku temperaturatë janë të larta. 

Ora 21:54
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Izolohen 3 vatra, në Finiq, Elbasan dhe Poliçan, qytetarët të tregojnë kujdes

1751440286_zjarrsarande.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë izoluar e vatra zjarri gjatë ditës së sotme, në Finiq, Elbasan dhe Poliçan. 

Sipas ministrisë, në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare. Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka.

Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, në këto ditë, ku temperaturat janë të larta. 

Ora 21:38
Zjarret në Finiq, ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe 2 avion 'Kanadair' nga Greqia, forcat zjarrfikëse në terren

1751830930_aa.JPG

Ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes beteja për fikjen e zjarreve në zonën e Finiqit. Gjatë ditës 1 helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ka kryer 2 herë fluturime duke hedhur ujë 10 herë në vatrat e zjarrit, ndërsa pasdite ka mbërritur edhe 2 avion zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë , sot në orën 16:41 dy avionë zjarrfikës Canadair CL-415 u ngritën nga Selaniku për të marrë pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Ministria thekson se reagimi i qeverisë greke ishte i menjëhershëm, brenda kuadrit të solidaritetit evropian dhe bashkëpunimit të ngushtë me vendet e Ballkanit, ndërsa misioni forcon kapacitetin operacional të forcave zjarrfikëse të Shqipërisë në përpjekje për të kontrolluar zjarrin.

Aktualisht aktive janë disa vatra zjarri në Leshnicën e Poshtme, dhe në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat janë pozicionuar në periferitë e fshatit për të evituar mbërritjen e zjarrit pranë shtëpive

Ora 15:15
Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, shkrumbohet një sipërfaqe me pisha, zjarrfikësit vënë në kontroll flakët

Një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull në Poliçan. Zjarri, që ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha, është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrëfikës të Poliçanit që janë duke punuar për të lokalizuar flakët dhe për të fikur zjarrin, që në disa zona është duke vijuar ende.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur futjen në zonën e zjarrit me mjete dhe kjo ka bërë që zjarrfikësit të ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për fikjen e zjarrit. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin janë bërë temperaturat e larta.

Ndërkohë, një zjarr ka rënë edhe në fshatin Virjon, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri është vënë në kontroll nga zjarrëfikësit, ndërsa është shkaktuar si pasojë e shkëputjes së linjës elektrike. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës ka shkuar grupi i shërbimit zjarrfikës, me 2 mjete dhe 6 efektivë të shpëtimit nga zjarri.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë operacionale është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe fikja e zjarrit që rrezikonte 3 banesa dhe parcelat me dru frutorë të zonës. Ndërkohë që situata është vënë nën kontrroll, si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 0.2 ha me pemë frutore shegë, pjeshkë dhe kumbulla.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?