Dritan Leli dhe kerkesa

Kronikë

Situata me turizmin në Vlorë/ Këshilltarët socialistë kërkojnë ballafaqim me kryebashkiakun Leli: Të vijë edhe Rama në takim, s'mund të jemi delja e zezë e turizmit

2 Qershor 2021, 11:54| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 11:57

  • Share

Në Vlorë ka problematika serioze dhe duhen marrë masa urgjente nga ana e Bashkisë për të pasur një sezon turistik sa më të suksesshëm turistik. Një pjesë e madhe e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti një mbledhje të jashtëzakonshme për të trajtuar shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore.

Këshilltarët kanë kërkuar një ballafaqim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, ku të jenë të pranishëm deputetët e qarkut, përfshirë edhe Kryeministrin Rama.

 “Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre. Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhet në letrën e drejtuar ndaj Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 02/06/2021 16:53

    Turp, turp, turp!!!! Rama si Enveri. Ne teater qe te mblidhen sa me shume laro, do te bej gjyq publik. Leli, mos rruaj, le te lehin, Vlora dhe PS eshte me ty!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?