Foto ilustruese

Kronikë

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende aktive

23 Qershor, 12:43| Përditesimi: 23 Qershor, 13:15

  • Share

1750677301_764430zjarr11200x6301.png

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, raportohet se deri paraditen e ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

5 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vatra mbeten ende aktive në Vlorë dhe Kukës, ku po vijon puna intensive nga forcat e armatosura dhe zjarrfikësit. 

Vatra e zjarrit në fshatin Llaman, në bashkinë Himarë, vijon të jetë aktive, ndërsa forcat operacionale janë angazhuar prej orësh në përpjekje për ta vënë nën kontroll flakët që po përparojnë në zonën me sipërfaqe pyjore dhe shkurre.

“Janë duke operuar 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë të Forcave të Armatosura nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe 1 helikopter i FA”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.

2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.

3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.

4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe ⁠1 helikopter i FA.

Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë - Vranisht dhe Lukovë.

Qarku Kukës.

2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, situata drejt përmirësimit.


Lajmi kryesor:

Himarë/ Vijon prej 3 ditësh zjarri në kodrat e Pilurit! Rinis ndërhyrja nga ajri! Në terren dhe 40 ushtarë të FA, ministria: 7 vatra aktive në vend, 2 ende problematike (VIDEO)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?