Himarë-Situata nga zjarret në jug të vendit vijon të jetë problematike, veçanërisht në zonën e Himarës, ku vatra në Pilur janë ende aktive dhe po përhapen në drejtim të zonave pyjore dhe malore. Nga ana tjetër mësohet se është hapur dhe në Porto Palermo.
Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Mbrojtjes, prej 3 ditësh vatrat në zonën e fshatit Pilur të Bashkisë Himarë nuk janë neutralizuar plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe toka.
“Ashtu si dje edhe sot kemi ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar nga era ka përparuar duke djegur shkurre e pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe më lart në mal.’-thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Vatra vijon të jetë aktive dhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pyje.
Ministria e Mbrojtjes njofton se zonë ndodhen, 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë të FA me 4 automjete transporti, 1 helikopter i FA për ndërhyrje nga ajri.
Në mbështetje janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, punonjës të bashkisë Himarë dhe përfaqësues nga njësitë administrative Himarë, Horë-Vranisht dhe Lukovë.
Në total, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri paraditen e sotme janë raportuar 7 vatra zjarri, ku 5 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa 2 të tjerat janë në Vlorë, në Llaman dhe Kukës mbetet ende aktive vatra e zjarrit në Kolsh.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, raportohet se deri paraditen e ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.
5 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vatra mbeten ende aktive në Vlorë dhe Kukës, ku po vijon puna intensive nga forcat e armatosura dhe zjarrfikësit.
Vatra e zjarrit në fshatin Llaman, në bashkinë Himarë, vijon të jetë aktive, ndërsa forcat operacionale janë angazhuar prej orësh në përpjekje për ta vënë nën kontroll flakët që po përparojnë në zonën me sipërfaqe pyjore dhe shkurre.
“Janë duke operuar 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë të Forcave të Armatosura nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe 1 helikopter i FA”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 7 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.
2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.
3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.
4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
1. Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe 1 helikopter i FA.
Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë - Vranisht dhe Lukovë.
Qarku Kukës.
2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, situata drejt përmirësimit.
Komente

Policia te arrestoj cobanet, nje coban nga Himara e vuri flajen.
Përgjigju