Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Stoltenberg, në një postim në Twitter shkruan se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga çdo përshkallëzim i situatës ndërsa thotë se NATO mbetet vigjilente.
“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. NATO mbetet vigjilentë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Veri në Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, retorika që po mbizotëron vë në rrezik jetën e qytetarëve! Kurti takon liderët e opozitës
S.C/ReportTv.al