COVID-19, Tomini: 49% e popullsisë me një vaksinë! Çomo: Ulet numri i të shtruarve 2 javët e fundit

1 Prill 2022, 14:39| Përditesimi: 1 Prill 2022, 15:09

  • Share

Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49%, të cilët janë vaksinuar me një dozë.

‘Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për pëgatitetim për sezonin e vjeshtës të 2022.’- tha Tomini.

Ndërsa shefja e Infektivit Najada Çomo tha se ka një ulje të numri të të shtruarve në spital.

‘Kemi një ulje të numrit të të shtruarve dhe kemi 15-20 raste të shtruara. Numri i pacientëve është deri në 3 raste në ditë. Grupmosha më e prekur 45-60 vjeç. Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve krahasuar me numrin e të shtruarve. Është ulur numri i personave që kanë ndërruar jetë. Vazhdoni të vaksinoheni, pasi është një formë për shmangur sëmundjen.’- tha Çomo.


Lajmi kryesor:

Situata me pandeminë e COVID në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve liron masat! Nuk ka më kufizime për grumbullimet! Lokalet i rikthehen normalitetit


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?