Dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur këtë të hënë në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
Ministria e Mbrojtjes njofton se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Disa banesa të djegura në Finiq, në Synej të Kavajës ndërhyhet me avion Canadair! Mbërrijnë në vend dy helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara
Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento
Komente
