Kronikë

Situata nga zjarret në Qarkun Korçë, Prefektura: Të gjitha vatrat janë shuar, strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren

28 Korrik, 21:07| Përditesimi: 28 Korrik, 21:14

  • Share

1753567460_zjarrnesherishte.png

Situata në Parkun Kombëtar Prespës, Bashkia Pustec paraqitet e qetë, ndërsa aktualisht nuk ka vatra aktive zjarri.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren për të garantuar stabilitetit dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.

Sipas Prefekturës së Qarkut Korçë të gjitha vatrat e zjarrit në zona të tjera të qarkut janë shuar.

'Vijon monitorimi i vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse, të cilat mbeten në gatishmëri për të reaguar në kohë në rast të ndonjë riaktivizimi', njoftoi prefektura. 


Lajmi kryesor:

Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat, mbërrin helikopteri! Nën kontroll flakët në Lukovë e Sasaj! Pamjet me dron Bayraktar


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?