Situatë kaotike në Durrës për 'patentën e lirë', 250 persona në pritje për të kryer vizitat mjekësore

27 Shkurt 2023, 12:18| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 12:40

  • Share

 

Edhe në qytetin e Durrësit është situatë kaotike për të marrë ‘patentën e lirë’. Të paktën 250 persona u paraqitën ditën e sotme pranë pediatrisë së qytetit të Durrësit për të rinovuar patentën apo për të kryer kontrollet që të regjistrohen për të marrë kursin me çmim të lirë.

Ata duhet të paraqiteshin në poliklinikën e Durrësit, por për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga tërmeti është zhvendosur në ambientet e pediastrisë të spitalit të Durrësit duke shkaktuar radhë dhe vështirësi në menaxhimin e qytetarëve që vijnë për të kryer kontrollet përkatëse.

Edhe pse e ndarë në 2 ambiente me hyrje të ndryshme, kjo nuk e ka ndihmuar situatën e krijuar. Qytetarët ankohen se kanë ditë që presin për të përfunduar kontrollet ndërsa sot janë regjistruar 250 të tjerë.

Radha ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe deri tani kanë kryer kontrolle vetëm 40 prej tyre.


Lajmi kryesor:

Fluks për të kapur 'patentën e lirë', dyndje qytetarësh pranë mjekëve specialistë në Elbasan dhe Durrës! Ngjiten mbi kangjella vetëm për të plotësuar formularin (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?