TIRANË - Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës për ndeshjen e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Sfida e 7 qershorit ishte më e mirë për kuqezinjtë, që humbën edhe penalltinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me Rey Manaj.
Pas përballjes foli për mediet trajneri serb, Dragan Stojkovic. Ai u kap sërish me gazetarët serbë duke thënë se nëse nuk iu pëlqeu loja më mirë të gjenin një tjetër trajner. Në vijim të fjalës Stojkovic komplimentoi atmosferën në "Arenën Kombëtare", teksa do donte që e njëjta klimë sportive të ishte edhe në Serbi.
“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër. Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo ”, deklaroi ai pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.
Stojkoviç pranoi se ndeshja ishte tepër e vështirë, por theksoi se Serbia kishte kontrollin e lojës.
“Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin”, vijoi ai.
Duke komentuar për ndeshjen e radhës, ai theksoi se pikët nga Tirana duhet të konkretizohen me një fitore ndaj Andorrës në Leskovac. Ai e quajti rezultatin e ndeshjes Andorra - Angli (0-1) “të habitshëm”, por theksoi se “ka ende një ndryshim të madh në nivel”.
Për penalltinë e shkaktuar ndaj Shqipërisë, Stojkoviç e përshkroi si “sikur dikush më goditi me vare”, por vlerësoi pritjen e portierit Dorde Petrovic. “Besimi që ka është magjepsës. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte”, tha trajneri serb mes të tjerash.
Komente

PS. Because the pot of magic doesn't exist...
PërgjigjuPor....kjo nuk mund te ndodhte...
Përgjigju