S'ka bisedime brenda vitit, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara në kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

8 Dhjetor 2020, 17:07| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 17:23

  • Share

Konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet brenda vitit 2020 për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhjen që kjo që nuk ndodhi tani, por që bën thirrje që ky bllokim nga Ministrat e Europës të marrë fund sa më shpejt dhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE në një kohë të shkurtër.

"Në takimin online të Ministrave të Evropës: Të zhgënjyer që nuk mund të ecim përpara në kornizat e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por shpresoj që në një periudhë shumë të shkurtër kohe do të jemi në gjendje. Ne kemi nevojë për të thyer bllokimin shpejt. Kjo është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për BE. Me metodologjinë e rishikuar dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve ne kemi një dritare unike të mundësive për të çuar rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë qëllim", shkruan Varhelyi.

Gjatë ditës së sotme 24 deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të të gjitha forcave politike, i kanë kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe të miratojnë kornizat negociuese për të dy vendet pasi kushtet janë plotësuar, por duket se kjo do të mbetet për 2021 dhe jo brenda presidencës gjermane, edhe pse ajo ishte angazhuar që do të bënte çdo përpjeke që Konferenca e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të bëhej gjatë presidencës së saj të BE-së.

Komisioni miratoi "paketën e Zgjerimit" në tetor, pritej që Këshilli të shpallte së shpejti datat e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Megjithatë, në nëntor , qeveria bullgare njoftoi se do të vinte veton në hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut mbi pranimin në BE, duke kërkuar disa ndryshime në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa sot në takimin e Këshillit të Ministrave të Europës u vendos shtyrja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por pa dhënë një afat apo datë të caktuar se kur do të nisin.

Komento

Komente

  • nino: 08/12/2020 18:22

    BE eshte e vdekur dhe kurr nuk do bashkohet, kurr nuk behet BE si SHBA.... Thenia ta bejme Shqiperine si gjith Europa eshte e gabuar se ne ne europe jemi duhet thene ta bejme Shqiperine si Amerika se ky eshte vendi nr nje ne bote.

    Përgjigju
  • Sali kerma: 08/12/2020 18:00

    Ai sali kerma e ka fajin, per te 7 vit rresht sna hapin negociatat. Ti bejme nje kerkese atij trafikantit qe kemi per kryeminister te terheqe mbrapsht ato dekoratat qe dha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?