Politikë

'Vuloset' 11 maji! Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimet e PD për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin

24 Korrik, 10:53| Përditesimi: 24 Korrik, 15:29

  • Share

TIRANË- Në Kolegjin Zgjedhor iu dha vula e fundit zgjedhjeve të 11 majit. Trupa gjykuese rrëzoi kërkesat e fundit ankimore të Partisë Demokratike, që kërkonte pavlefshmëri dhe përsëritje të votimeve dhe la në fuqi rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Elbasanit, Durrësit dhe Fierit, ku votat u numëruan 2 herë.  

I pakënaqur nga kjo vendimmarrje, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu akuzoi Kolegjin Zgjedhor se u bë pjesë e paligjshmërisë.

“Pati shitblerje të votës, nuk e thotë vetëm PD, por OSBE-ODIHR, pati intimidim të zgjedhësve, përdorim të shtetit në funksion të partisë, pati partonazhim kriminal të zgjedhësve dhe vullneti të tyre, pati shkelje të rënda të votës së diasporës. Këto shkelje i dinë të gjithë shqiptarët, vetëm dy janë organet në Shqipëri që nuk i dinë shkeljet, KAS, noterët e Ramës për farsën elektorale të 11 majit dhe fatkeqësisht edhe trupa e Kolegjit Zgjedhor që vendosi të bëjë një trajtim krejt sipërfaqësor të atyre që ishin purova dhe fakte ta pamohueshme  për shkeljet shumë të rënda që kanë ndodhur më 11 maj”, tha Logu.

Për përfaqësuesin e PS, Eridjan Salianji kjo nuk ishte një betejë e radhës e fituar, por tregues se 83 mandatet erdhën si pasojë e një procesi të rregullt ligjor.

“U vërtetua dhe me 12 vendime kolegji që në asnjë rast PD nuk arriti të vërtetojë asnjë nga shkeljet e pretenduara, është proces që nga na procedurale ka ecur në rrugë ligjore. S’ka patur shkelje që mund të çojnë në përsëritje zgjedhjesh”, tha ai.

Kandidatja socialiste në Fier, Maldrita Bardho sot ka dorëzuar në KQZ dorëheqjen për t’ia lënë vendin e saj Zegjine Caushit edhe pse e mundi me 10 vota më shumë nga rinumërimi.

“Sikurse e dini unë Maldrita Bardho jam kandidate për deputete për zonën zgjedhore qarku Fier, e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Nëpërmjet këtij akti, me vullnetin tim të plotë dhe të lirë, në përputhje me interesin tim profesional dhe personal, deklaroj se heq dorë nga kandidimi dhe qënia në listën shumemërore të kandidatëve për deputet të subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për qarkun Fier.

Kërkoj të mos shpallem kandidate fituese si dhe të mos më jepet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në asnjë rast dhe për asnjë arsye”, shkruan ajo në letrën e KQZ.

Tanimë, fjala e fundit i përket Celibashit, i cili do të duhet të shpërndajë mandatet zyrtarisht për të lënë vendin në vjeshtë betimit të 140 deputetëve në parlament.

Në Elbasan PS mori 10 mandate, PD 4 mandate. Në Durrësi u nda 8 me 6 për PS, ndërsa në Fier PS mori 14 mandate dhe PD vetëm 4.

 

Dorëheqja e Maldrita Bardhos

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?