Kreu i Pd Lulzim Basha

'S'ka shanse të ndalohen me ligj', Basha-Ramës: S'punon për të shpëtuar jetë njerëzish por merret me meme! Përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve

3 Dhjetor 2020, 20:11| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 20:41

  • Share

Një propozim për Kodin e ri Penal i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë që parashikon burg  për memet është bërë temë diskutimi sot.

Pas Ramës i cili tha se s'ka shanse të ndalohen memet, ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili akuzon kryeministrin se nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por sipas tij gjen kohë të merret me meme.

"Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve", shkruan Basha.

Sipas tij Rama për 7 vite nuk mbajti asnjë premtim, ndërsa shton se po përpiqet të fshehë dështimin me pandeminë.

"Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më", shkruan Basha.

Komento

Komente

  • BenTironci: 04/12/2020 13:36

    O Lyl karabushi o taravole!

    Përgjigju
  • Babuli ta nguli: 04/12/2020 09:15

    O lyl shal ngjitmi hajdut, kriminel, gënjeshtar. Po hik mor bur se je bo bajat mor kastravec i hidhur. Ti nuk vlen për asgjë ti je dështak në çdo hap të jetës tënde o lyl o dyl.

    Përgjigju
  • edi: 04/12/2020 03:02

    Lulush mos na rri karshi-karshi se do knoj kongen Cpo na vjen nji bark me vela Thone osht mush me mollfature Thone se ka dhe ca Dylbera Ishalla shkarkohen ktu

    Përgjigju
  • Uaua: 03/12/2020 23:17

    Basha me shalte ngjitura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?