Politikë

S’ka zgjedhje për Bashkinë Tiranë/ Kreshnik Spahiu zbulon arsyet pse do shtyhen në 2027

10 Qershor, 19:05| Përditesimi: 10 Qershor, 19:55

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ai tha se Veliaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit.

 ‘Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ndodhin kur ka kriza parlamentare. PS ka marr shumicë votash, dhe këto janë alibi të Berishës, ai thotë qeveri teknike, s’ka zgjedhje me Ramën dhe të shtyj edhe 4 vite të tjera. Ai e konsideron fitore se të gjithë e dinin se ai do të ishte rezultati edhe Berisha e ka pritur atë rezultatë. Edhe në sondazhe Berisha dilte më poshtë.

Ai aq do nuk besoj se synonte pushtetin. Rama ka marr 80 deputet dhe Berishës do ti jap leje për kulla dhe barazim do të jenë dhe loja vazhdon. Edhe në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet për Tiranën do të jetë në verën e 2027. Sepse ligji e parashikon kështu nëse gjykata nuk shprehet me vendim të formës së prerë për Veliaj që ska dhënë dorëheqjen atëherë nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë, të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?