Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit në disa qarqe. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE
‘Unë mendoj se do të ketë ndryshime minimale në votën preferenciale, mund të jenë 2 deputet në rang qarku ku mund të ndryshojë brenda partisë në listën e hapur renditja, por jo ndryshim të rezultatit mes fituesit dhe humbësit. Nëse ka krim zgjedhor është krim i strukturuar, nëse ka devijim të votës nuk është krim që e ka bërë një komisionerë sepse është bërë nga 1 mijë, nëse ata kanë ndryshuar votën për Alimehmetin nuk e kanë bërë individualisht por në mënyrë të organizuar. Kemi të bëjmë me krim zgjedhor të strukturuar. Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE’, tha ai.
Ai tha se Berisha e ka marr peng PD dhe themeluesit e saj i ka lënë rrugve.
'PD që kur është krijuar ka pjell 37 parti të reja, ata që themeluan PD nuk janë më i ka lënë rrugëve Berisha ai e ka bërë më keq se Enver Hoxha atë parti që është katandisur në një parti me njerëz mediokër dhe ka humbur misionin e saj për të ardhur në pushtet. Do të ketë njerëz që duan të vijnë në krye të asaj partie, por jam i bindur se suksesi i tyre do të jetë zero partia do ta mbajë atë parti sa të ketë shëndet', tha ai.
Për juristin Kreshnik Spahiu, ankimi i Partisë Demokratike për rinumërimin e votave bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë.
Ai shton se ankesa mund të ishte e kuptueshme nëse do të ishte bërë nga parti të reja, pasi ato nuk kanë përfaqësim në komisione.
'Rezultati që do vij nga ankimi i PD nuk do të ndryshojë asgjë. Dhe kjo bëhet vetëm për të fituar kohë dhje për t'ju shamngur përgjegjësisë. Ata që se njohin ligjin ankimi i PD është një absurditet. Unë mund të pranoj ankimin e partive të reja, sepse nuk kishin komisioner dhe një parti që si ka këto s'ka pasur mundësinë që të jetë pjesë e atij procesi.
Dhe e dyta nuk ka nënshkruar për cerfifikimin e rezulatit. Tani si ka mundësi që një parti që ka 11 mijë komisioner dhe ka numërues dhe komisioner që nënshkruan procesverbale thotë të rinumërohet. BE dhe ODHIR i ofruan shqipërisë që të numërohej edhe në mënyrë elektorikë. Dhe tani PD Beson më shumë KQZ se numëruesit e saj’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar edhe ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ai tha se duhet që të ndalohen me ligj trafikimi i biletave në stadium dhe transmetimi me pagesë në TV i kombëtares.
‘Ajo që nuk shkonte në atë ndeshje ku u përballën Shqipëria me Serbinë, ishte trafikimi i biletave. Është e pamoralshme që ata që e kanë ndjekur që prej shumë vitesh të lihen pa bileta dhe ato ti ndahen zyrtareve dhe politikanëve dhe njerëzve të shoëbizit. Unë do ti sugjeroja tifozëve mjë petion drejtuar parlamnetit për shitjen e biletave të ketë abone për tifozët ultra dhe të mos ketë shërndajr prefernciale për zyrtarë dhe për politikan dhe duhet s’duhet që të jetë transmetimi me pagesë në TV i kombëtares’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ai tha se Veliaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit.
‘Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ndodhin kur ka kriza parlamentare. PS ka marr shumicë votash, dhe këto janë alibi të Berishës, ai thotë qeveri teknike, s’ka zgjedhje me Ramën dhe të shtyj edhe 4 vite të tjera. Ai e konsideron fitore se të gjithë e dinin se ai do të ishte rezultati edhe Berisha e ka pritur atë rezultatë. Edhe në sondazhe Berisha dilte më poshtë.
Ai aq do nuk besoj se synonte pushtetin. Rama ka marr 80 deputet dhe Berishës do ti jap leje për kulla dhe barazim do të jenë dhe loja vazhdon. Edhe në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet për Tiranën do të jetë në verën e 2027. Sepse ligji e parashikon kështu nëse gjykata nuk shprehet me vendim të formës së prerë për Veliaj që ska dhënë dorëheqjen atëherë nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë’, tha ai.
Komente
