Për juristin Kreshnik Spahiu, ankimi i Partisë Demokratike për rinumërimin e votave bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë.
Ai shton se ankesa mund të ishte e kuptueshme nëse do të ishte bërë nga parti të reja, pasi ato nuk kanë përfaqësim në komisione.
'Rezultati që do vij nga ankimi i PD nuk do të ndryshojë asgjë. Dhe kjo bëhet vetëm për të fituar kohë dhje për t'ju shamngur përgjegjësisë. Ata që se njohin ligjin ankimi i PD është një absurditet. Unë mund të pranoj ankimin e partive të reja, sepse nuk kishin komisioner dhe një parti që si ka këto s'ka pasur mundësinë që të jetë pjesë e atij procesi.
Dhe e dyta nuk ka nënshkruar për cerfifikimin e rezulatit. Tani si ka mundësi që një parti që ka 11 mijë komisioner dhe ka numërues dhe komisioner që nënshkruan procesverbale thotë të rinumërohet. BE dhe ODHIR i ofruan shqipërisë që të numërohej edhe në mënyrë elektorikë. Dhe tani PD Beson më shumë KQZ se numëruesit e saj’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë, të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE
S.B/I.M/ReportTv.al
