Tymi mbulon Plazhin e Vjetër! Skafi në flakë në Vlorë, pronari përfundon në spital (VIDEO)

26 Gusht 2020, 18:50| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 22:58

  • Share

Një skaf u përfshi nga flakët duke u dogj pasditen e sotme pranë zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë. Flakët pushtuan skafin rreth orës 18:30 teksa ishte i ankoruar. Nga zjarri është lënduar pronari, që tentoi të shuante flakët. 

Mësohet se në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, 57 vjeçari me iniciale A. B., ka ndërhyrë për të shuar flakët, por është dëmtuar. 

A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë. Dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë.

Artjan Bylyku, Domart Konjari

Pushuesit njoftuan zjarrfikësen, e cila mbërriti me shpejtësi për të shuar flakët, teksa shtëllungat e tymit mbuluan zonën. Puna për të vendosur nën kontroll flakët ishte e vështirë, pasi skafi ka mbi 500 litra benzinë. Report Tv sjell pamjet nga Vlora. 

1598460862_SKAF.jpeg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?