Potam, kukull e vendosur të nesërmen në plazhin ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia

“Skafi po rrotullohej në breg, bërtitëm të ndalonte”, pushuesja dëshmon për ngjarjen e rëndë në Potam

5 Gusht 2022, 17:57| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 18:00

  • Share

Në dosjen e zbardhur nga Report TV me dëshmitë për rastin për rastin e Arjan Tases, i cili përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në Potam, është edhe një pushuese, e cila tregon detaje të reja.

Silvana Malaj rreth orës 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji në momentin e ngjarjes.

Malaj ka parë se pas tyre ndodhej je skaf që po rrotullohej, e që gjendej në afërsi të bregut.

Bashkëshorti i ka kërkuar që lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli.

Më pas, Malaj ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi i vajzës bërtiste që skafi të ndalej.


Lajmi kryesor:

Report TV siguron dosjen, zbardhet dëshmia e babait të Jonadës që u godit për vdekje nga skafi në Himarë: Hyri me shpejtësi skëterrë e më ndau me vajzën


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?