Thirrje raciste anti-shqiptare u dëgjuan mbrëmë në Sallën e Sporteve në Kumanovë derisa po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani.
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri Maqedoni nuk do të zhduket. Maqedoni, e pastër. Maqedoni e pastër. Maqedoni e pastër”.
Thirrjet e huliganëve në sallë u bënë në prezencë të kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit, Ivan Stoillkoviq, ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe kryetarit të Komunës së Kumanvoës, Maksim Dimitrievski.
Pavarësisht se në rrethana të tillë, rregullat e sportit i kërkojnë që tifozëve t’i tërhiqet vërejtja dhe gjyqtari të paralajmëron anulimin e ndeshjes, duket qartë se stafit të referëve: Georgios Poursanidis nga Greqia, Yeren Yilmaz nga Turqia dhe Ventsislav Velikov nga Bullgaria nuk i është transmetuar se çfarë thirrje kanë bërë huliganët në sallë.
E gjithë skena është transmetuar në kanalin zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit në youtube./ Alsat.mk
Denion Meidani
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste ndaj shqiptarëve.
Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri, thotë ai në deklaratën publike për ngjarjen, teksa kërkon reagimin e autoriteteve.
“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, shkruan ambasadori.
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, thërrisnin një pjesë e tifozëve në tribunë.
Thirrjet dhe refrenet u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes. “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” ishte një tjetër thirrje që brohoritej nga tifozët si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.
Kryetarja e Kuvenditt ë Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit ndërmjet RMV-së dhe Rumanisë.
Reagimi i Elisa Spiropalit
Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.
Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.
Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.
Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.
Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.
Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje.
Komente

Pse harruat sa shanin Shqipetaret ish Jugosllavsat. Apo Ne mund te shajm
PërgjigjuSa shpejt i dole ne mbrojtje vellezerve?