Skandali Duty Free/ Ja si gruaja e Gjin Gjonit mashtroi gjykatën për të kontrolluar dyqanet në Rinas

29 Tetor 2019, 15:27| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 18:30

  • Share

Kompania Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, ka gënjyer Gjykatën e Tiranës, me qëllim për ta bindur të pranojë kërkesën për vijimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, pasi kishte humbur tenderin e shpallur nga kompania koncesionare TIA për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i mbaronte në 27 gusht 2019.

Në kërkesën e paraqitur në Gjykatën e Tiranës në 1 gusht 2019, për sigurimin e padisë për vazhdimin e aktivitetit në ambientet ekzistuese të Aeroportit të Rinasit deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë, kompania e Elona Çaushit. përpos të tjerave. ka pretenduar se tenderi i shpallur nga TIA për menaxhimin e të njëjtave ambiente “deri në momentin aktual nuk ka konkluduar me një fitues”.

Por, dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com provojnë se ky pretendim i përfaqësuesve të Albania Duty Free Distribution është një mashtrim i qëllimshëm. Së pari, kompania e gruas së Gjin Gjonit është njoftuar zyrtarisht nga TIA që në 22 shkurt 2019 se ka rezultuar humbëse në tenderin për dyqanet pa taksa. Së dyti, që Elona Çaushi ishte në dijeni se tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), këtë e konfirmon një letër e saj drejtuar TIA-s, në datën 5 korrik 2019.

Ne morëm pjesë dhe humbëm. Morëm vesh nga partnerët tanë që ka fituar ICDF”, thuhet ndër të tjera në letrën e zonjës Elona Çaushi. Pra në 5 korrik 2019 pranon se është informuar se tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, ndërsa në 1 gusht thotë para gjykatës se nuk ka një fitues për tenderin. Ky mashtrim i Albania Duty Free Distribution është reflektuar në vendimin e gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi si argument plotësues për të pranuar kërkesën e përfaqësuesve të kompanisë për të vijuar aktivitetin ambientet ekzistuese të Aeroportit të Rinasit.

( Kliko këtu për vendimin e plotë ) Vendimi i gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, ku reflektohet pretendimi i kompanisë Albania Duty Free Distribution (ADFD) se nuk ka fitues të tenderit

Mbulimi i gënjeshtrës
Gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë së Elona Çaushit për vijimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, pa vënë në dijeni palën e paditur kompaninë koncesionare TIA. Nëse përfaqësuesit e TIA-s do të ishin të pranishëm në proces, gënjeshtrat e kompanisë së gruas së Gjin Gjonit do të zbuloheshin lehtësisht, çka do ta bënte edhe më të vështirë një vendimmarrje në favor të saj. Por, vendimi në favor të Elona Çaushit është marrë pa asnjë kundërshtim në sallë nga TIA, duke e bërë kësisoj tepër të dyshimtë rolin e gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi. Ndryshe ka operuar gjyqtari Arjan Aliaj, i cili ka shqyrtuar të njëjtën kërkesë.

Në 1 gusht të 2019, gjyqtari i Tiranës Arjan Aliaj ka marrë në shqyrtim kërkesës së Albania Duty Free Distribution (ADFD) për të vijuar aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit. Tirana International Airport ishte njoftuar dhe përfaqësohej në gjykim nga Ilir Alimema. Çuditërisht, përfaqësuesi i Albania Duty Free Distribution nuk është paraqitur në gjykim, pa shkaqe të arsyeshme, sipas vendimit të gjykatës. Në mungesë së përfaqësuesit të palës paditëse, gjyqtari Aliaj ka vendosur pushimin e çështjes. Në të njëjtën ditë, pra në 1 gusht 2019 Albania Duty Free Distribution ka hedhur sërish të njëjtën padi. Në datën 7 padia është shqyrtuar nga gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi, duke e pranuar atë.

Letra e Elona Caushit drejtuar TIA-s ku deklaron se është informuar për humbjen e tenderit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • conia: 30/10/2019 09:35

    me 3 mil euro pasurite deklaruar gjyqkari xhin xhoni si ka ardhe akoma radha ne vetting...kjo eshte kpk e zhulit!!!

    Përgjigju
  • Zoga Uka: 30/10/2019 09:01

    Ata qe stimulojne korrupsionin dhe padrejtesine jane gjykatat

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 29/10/2019 19:48

    Keto jane gjerat per te cilat gjykata duhet te hetoje dhe ndeshkoje. Korrupsionin dhe pazaret te paligjshme.

    Përgjigju
  • Loti: 29/10/2019 19:14

    Gjin gjoni t paska fal zoti, e paske grun si yll.

    Përgjigju
  • Romi: 29/10/2019 18:14

    Boll u moret me elonen! Meruni me ata qe ju lene pa uje dhe te tjera! Ate beni! Elona punen e vet ka pa gjith jeten!

    Përgjigju
    • romitrapi: 30/10/2019 11:05

      ke te drejte, keta te len pa toke, pa prone, por me kriminela, droge rrugeve

  • arber: 29/10/2019 17:12

    Ca bahet keshtu cfare skandalesh haptazi pa problem...ky vend ka mbnaru problemi i madh jane politikanet te paret qe jane super hajna pastaj me radhe te gjthe pine gjakun e vendit. gjyqtare doktore drejtora doganiere...ropt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?