Skandali i Metës me nënshtetësitë/ Hyseni e sfidon hapur: I ka dhënë nëpërmjet takimeve informale! Nëse u ka bërë 419 kërkesa paraprake institucioneve, do t'i kërkoj falje publike

27 Tetor 2020, 21:52| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 23:13

  • Share

Në studion e emisionit "Repolitix" në Report Tv po diskutohet lidhur me skandalin e nënshtetësisë së presidentit Ilir Meta dhe "kërcënimet" që ky i fundit ka bërë ndaj gazetarit të shqiptarja.com dhe Report Tv Adriatik Doçit, i cili ka investiguar dhe publikuar shkeljet e presidentit. Më konkretisht janë ndalur te rasti i Arsim Fadil Ramadani, i dënuar me 30 vite burg me vendim të formës së prerë, për vrasjen e 5 anëtarëve të një familje, në vitin 2001, i cili është pajisur me nënshtetësi nga Presidenti Ilir Meta, në emër të interesit kombëtar, me dekret numër 11739, datë 22.9.2020.

Deputeti Alket Hyseni duke iu referuar rasteve të parashtruara nga gazetari ka thënë se këto shkelje nga ana e presidentit janë bërë në kuadër të qokave nëpër takime informale dhe në shkelje me ligjin. Por nuk është ndalur me kaq, pasi i ka bërë sfidë të hapur presidentit, duke i thënë se nëse ai provon se ka bërë 419 kërkesa paraprake ndaj institucioneve para se të japë nënshtetësinë, do ti kërkojë atij falje publike.

"Nëse plotësohen kërkesat në përfundim të procesit bëhet akti solemn i dekretimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat ka një rast përjashtimi. Nëse ky person përbën interes kombëtar në fushën e shkencës ekonomisë dhe të kulturës e sportit, në këto raste mund ti jepet nënshtetësia duke anashkaluar kriteret përveç njërit. Prandaj bëra një parantezë të parashikimit ligjir. Duke e parë kështu procesin asnjë ligjëvënësi ua kalon institucioneve. Duke qenë se janë një sërë kriteresh nuk mund ti bëjë verfikimet zyra e presidentit mund të kërkojë që të kalohen kriteret por jo procedura e filtrimit.  Jam shqetësuar të kalojë një person ky krimi është një nga aspektet.

Parlamenti sapo ka nisur një procedurë nisur edhe nga një denoncim publik i një gazetari që gjej rastin ta komplimentoj për punën. Smund të them se sa cilësore është por besoj se është përderisa ka nxjerr në pah një fenomen të tillë. Presidenti është në momentet më të vështira.  Unë besoj që verifikimi nuk është bërë sepse unë them edhe sikur formalisht të jetë bërë nga presidenti. Unë nuk kam parë ndonjë provë,por për fenomenin po shprehem qartë, këtë smund ta verifikojë institucioni i presidentit. Është njësoj sikur të them unë dal garant, kjo është bërë përmes qokave, nëpërmjet takimeve informale janë kërkuar ndere të tilla. Mua më shqetëson që presidenti kërkon të arrestohet një gazetar, kjo smë intereson vetëm si politikan por dhe si qytetar", tha Hyseni.

1603830973_WATERMARKREPORTtv.00192203.Still016.jpg

Gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi

Kurse gazetari Adriatik Doçi ka parashtruar edhe njëherë faktet e këtij skandali, duke i përmenduar me detaje shkeljet e Metës.

"Nga data 24 korrik 2017 dhe deri në 13 tetor 2020, Presidenti ka dhënë 1754 nënshtetësi, nga të cila 854 nënshtetësi të veçanta, bazuar në pikën 7 të nenit 9 dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389,  datë  5.8.1998  “Për shtetësinë shqiptare”. Kam investiguar vetëm procedurat e dhënies së nënshtetësisë me natyralizim, si përjashtim nga ligji. Personazhet janë pajisur me nënshtetësinë shqiptare në emër të interesit shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar. Nga 854 nënshtetësi të veçanta, nga verifikimet që kam bërë unë, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dhënë 419 nënshtetësi me vullnetin e tij, po në emër të interesit kombëtar, pa propozimin e ministrive të linjës. Dyshimet e mia lindën, kur gjatë 10 viteve, 2007-2017, Presidentët e mëparshëm Bamir Topi dhe Bujar Nishani, kishin firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare për vetëm 76 persona, në emër të interesit kombëtar dhe pa propozimin e ministrive të linjës.

Në faqen e Presidencës janë vetëm dekretet për lejimin e lënies së shtetësisë dhe jo të dhënies së shtetësisë.  90 % e personave që kanë marrë nënshtetësinë si përjashtim nga ligji dhe si personalitete, nuk janë as shkencëtarë, as sportistë dhe as nuk shquhen në ndonjë fushë të veçantë, për të cilët Shqipëria ka interes. Përkundrazi, kam dokumentuar dy raste që kanë probleme me drejtësinë dhe nuk e nderojnë Shqipërinë.

Rasti i parë është Arsim Fadil Ramadani, i datëlindjes 10 gusht 1981, lindur në Baicë, Kosovë i pajisur me nënshtetësi nga Presidenti Ilir Meta, në emër të interesit kombëtar, me dekret numër 11739, datë 22.9.2020, sipas pikës 7 të nenit 9, dhe nenit 20 të ligjit. Gjeneralitetet e këtij personi përputhen me gjeneralitetet në certifikatën personale që kam siguruar, sot me shtetësi shqiptare. Arsim Fadil Ramadani është dënuar me 30 vite burg me vendim të formës së prerë, për vrasjen e 5 anëtarëve të një familje, në vitin 2001. Tre nga viktimat ishin fëmijë", tha gazetri Doçi mes të tjerash.

Ora 22:34
Kërcënimi i Metës ndaj gazetarit Doçi, Yzeiri: Janë thirrje patetike të dëshpëruara të një njeriu që e ka humbur kontrollin, gjuhë e shthurur

"Thirrje patetike të një njeriu të dëshpëruar".

Kështu i ka quajtur analisti Ilir Yzeiri "kërcënimet" e Metës për ndalimin e gazetarit Adriatik Doçi, pasi i zbuloi skandalin me nënshtetësitë.

"Gjuha e shthurur politike është bërë normë. Sa i takon marrëdhënies së medias me politikanë ka patur një etikë të kujdesshme për ta respektuar insstitucionin e medias. Kjo që po bën Meta është e padëgjuar më parë, fyerja nuk mund të bëhet as midis shokësh. Është një reagim i dëshpërur. Çfarë ka thënë Adriatik Doçi, thjesht ka nxjerrë dokumentat. Ato janë thirrje patetike të dëshpëruara të një njeriu që e ka humbur kontrollin. Ai i ka dhënë pasaportën një krimineli të dënuar me formë të prerë. Presidenti ka shkelur ligjin dhe për këtë është shqetësuar dhe Këshilli Kombëtar", tha Yzeiri.

Ora 22:33
Nënshtetësitë/ Hyseni sfidë të hapur Metës: Nëse u ke bërë 419 kërkesa paraprake institucioneve, do të të kërkoj ndjesë publike

Nga studioja e emisionit Repolitix, deputeti Alket Hyseni i ka bërë sfidë të hapur presidentit Ilir Meta lidhur me skandalin e dhënsies së nënshtetësive në shkelje të ligjit një prej tyre i dënuari me 30 vite burg.

Hyseni ka deklaruar se nëse Meta provon se ka bërë 419 kërkesa paraprake ndaj institucioneve para se të japë nënshtetësinë, do ti kërkojë atij falje publike.

"Do ti kërkoj Metës publikisht falje nëse rezulton se ai ka bërë paraprakisht 419 kërkesa ndaj shërbimit informativ Shtetëror, atij të ushtrisë, policisë prokurorisë gjykatës. Do ti kërkoj ndjesë publikisht nëse e ka bërë kë edhe pse ligjërisht nuk i takon atij. Le të jetë e pisët por je e qelbur sepse smë vjen mirë që preidenti i vendit tim e ka katandisur vendin në këtë pikë. Unë e bëra sfidën time. Nëse i ka bërë kërkesa paraprake do ti kërkoj falje publike", tha ai.

Ora 22:17
Hyseni përplaset me aktivisten dhe i kërkon falje publikut: Më këtë që ka bërë Meta s'do ta votonim kurrë për president

Deputeti Alket Hyseni duke folur për skandalin për nënshtetësitë në studion e emisionit Repolitik, i ka kërkuar falje për herë të parë publikut që kanë zgjedhur Ilir Metën president.

"Ne jemi ne lufte me kedo qe shkel kushtetutën. Gazetarët për turpin tonë përfaqësohen jo denjësisht nga presidenti.

E treta herë që iu kërkoj mirësjellje dhe vazhdon të më ndërprisni. Ato insitucione nës ekanë shkelur ligjin nuk janë nnë lartësinë e
Metës që është maja. Kur e zgjodhëm Metën menduam  që zgjodhëm një përfaqësues politik të denjë dhe me informacionin e atëhershëm do ta votonim., Sot me këtë që ka bërë me nënshtetësinë sdo ta votoja kurrë. i kërkojmë ndjesë publikut që e zgjodhëm. Me performacën që ka bërë do thoja se sdo tja jepja kurrë votën
", tha Hyseni.

Këtë deklaratë Hyseni e ka bërë pasi u ngacmua nga aktivistja Edlira Gjoni e cila i kujtoi se ka qenë mazhoranca ajo që e ka votuar Metën për president.

"Një redaksi online është në gjyq me insitucionet për mosdhënie të informacionit. Pse e zgjodhet Metën kur e keni quajtur njeriu më i përshtatëshëm ? Apo është Metë tjerër ai?", tha ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 28/10/2020 11:03

    Te q.. robt ty dhe partise tende qe vetem lehni si qen dhe nuk merrni asnje mase,po cfare ju pengoi ju te merrnit masa kur ai dha 41 nenshtetesinte parrwgullta po pritet ti bej 441 ????

    Përgjigju
  • Akrepi: 28/10/2020 08:48

    Besoj se e kemi mundesine e njofies te zhvillimeve , ne parim . Po behet nje lufte politike --sigurisht ne kohe zgjedhiesh -- nga e gjithe politika shqiptare , por edhe nga ata qe besojne se japin mendime te vlefshme , ne interes te politikaneve te preferuar , prej tyre . Eshte bere nje luft e forte dhe e hapur midis Kryetarit te qeverise dhe Presidentit ; per shkelien e ligjeve , nga njera pale , dhe mbrojtjen e tyre , nga pala tjeter . Pas zgjidhies se ketij ngerci , pati nje qetesi relative . Perseri , erdhen zgjedhiet , dhe u hapen frontet e betejave politike , per kete radhe , me shpifie dhe mashtrime , pa me te voglen pendese , se perbaltin njeri tjeterin , dhe shkaterrojne stabilitetin ne vend . Ne kete beteje politike , jan futur ne sherbimin e dy politikaneve , edhe sherbetoret besnik , duke dhene nje dore te mire marrezise se tyre . Akuzat e ndersjellta kan shkuar shume larg , , ku s'ka me asnje efekt , trajtimi politik i tyre . Tani ka mbetur vetem forca e ligjit , per ti zgjidhur . Kush nukse do ti denancoje ne drejtesi akuzat e tij , kundra tjeterit ; atehere kemi te bejme me shpifie , per perfitime politike . Asnje justifikim nukse pranohet ,nga askush , qoft politikan apo perkrahesit e tyre , per vuajtjet qe i shkaktojne popullit .

    Përgjigju
  • Kasemi: 28/10/2020 05:16

    Ilir Meta eshte nje nder politikanet me te sofistikuar te krimit te organizuar. Bashke me Berishen dhe Ramen, qe kryeson listen. Si i tille, rivalet kuptohet e godasin per territor. Berisha e provoi ta eleminonte por nuk ia doli. U bene miq. Rama e provoi nje here me videon e famshme dhe Tomen por nuk ia doli. U bene miq dhe Meta Ndrageta e coi Ramen ne karrigen ku ngroh bythen sot. Rama perseri don ta eleminoje. Te shohim si do veje perplasja midis titaneve te krimit te organizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?