Specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako ishte ajo që zbuloi skemën se si dolën të dhënat personale të mbi 680 mijë qytetarëve, duke bashkëpunuar me drejtësinë. Mësohet se pas shoqërimeve në Polici, kolegu i saj Andi Agraj i kishte kërkuar Qirjakos që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët, por një gjë e tillë nuk u bë nga ajo. Pas Qirjakos, bashkëpunëtor i drejtësisë u bë edhe Agaraj, i cili pranoi krimin duke treguar më pas edhe emrat e dy përmbaruesve privatë që ja kishte shitur, Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit. Rezulton se nga kompjuteri i Qirjakos ka mbi 29 veprime shkarkimi të dhënash e dërgim tek Agaraj.
Lajmi kryesor: