Për Gjykatën e Tiranës vjedhja e rrogave të 694 mijë qytetarëve s'është skandal! Gjyqtari pa vetting, Artan Gjermeni liron të arrestuarit! 2 punonjësit e Tatimeve bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë

10 Janar 2022, 09:35| Përditesimi: 10 Janar 2022, 13:39

  • Share

Për Gjykatën e Tiranës, publikimi i të dhënave personale të 694 mijë qytetarëve, nuk është një skandal, edhe pse shpërndarja e tyre shkaktoi jo pak shqetësim te shqiptarët. Me një vendim skandaloz, gjyqtari Artan Gjermeni liroi nga qelia të 4 personat e arrestuar me bujë si përgjegjës të kësaj ngjarje të rëndë, duke caktuar masat e sigurisë 'detyrim paraqitje' për eksperten e IT te Tatimet Eni Qirjakon si dhe 'arrest shtëpie' për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 'detyrim paraqitje' dhe 'pezullim të ushtrimit të detyrës' për Qirjakon, kërkesë që u pranua nga Gjykata, ndërsa për 3 të arrestuarit e tij ishte kërkuar 'arrest me burg', përkundër vendimit të marrë më pas nga Gjermeni.

Ndërkohë, gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë e që ka pasur në duar shumë çështje të rëndësishme, rezulton se ende nuk ka kaluar në filtrin e vettingut. Gjermeni ka qenë kryetar i Gjykatës së Lushnjes pas viteve 2000, ku u zhvilluan gjyqet për 'Bandën e Lushnjes', ndërsa për vendimet e marra ai u akuzua nga PD si i lidhur me Aldo Baren. Ndaj tij nisi edhe një procedim penal nga KLD në vitin 2006, për shkelje në detyrë dhe parregullsi në deklarimin e pasurisë, por që i shpëtoi shkarkimit. Në vitin 2016, Gjermeni u plagos me thikë, çështje për të cilën gjyqtari nuk pranoi të hetohej. Në këtë mënyrë Prokuroria e Durrësit mbylli hetimet pa zbuluar rrethanat e ngjarjes.  

Arrestimi i Qirjakos, Agarajit, Ikonomit dhe Sotës u njoftua me bujë nga Prokuroria e Tiranës në një konferencë për mediat më 7 janar. Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi edhe skemën e përdorur nga këta persona, ku ishte specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako që mori të dhënat për pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin. Më pas Agaraj i ka shitur për një vlerë 20-30 mijë lekë për çdo databezë këto të dhëna private te 2 përmbaruese privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete social duke përbërë një skandal të vërtetë.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!  

1641809310_page.jpg

Endri Konomi, Klodian Soto dhe Andi Agaraj

 

Gjyqtari që caktoi masën e lirimit Artan Gjermeni

 

Ora 13:37
Lirimi i 4 të arrestuarve për skandalin e publikimit të të dhënave personale, Alibeaj: Mbrojtja e Ramës për skemën e patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve

 

Nënkryetari i PD-së, Enkeleljd Alibeaj ka reaguar pas lirimit të 4 personave të akuzuar për nxjerrjen e të dhënave personale të 694 mijë qytetarëve. Me një deklaratë për mediat Alibeaj akuzoi se pas këtij vendimi të Gjykatës së Tiranës qëndron kryeministri Edi Rama që, sipas tij, po mbron 'krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve'.

"Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 personat e akuzuar për nxjerrjen e të dhënave personale të shqiptarëve është dëshmi e qarte se Edi Rama po mbron krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve. Është gjithashtu e qartë, se vendimi tregon se segmente te drejtësisë mbeten nen ndikimin direkt te Edi Rames dhe i shërbejnë pushtetit të tij të vjedhur. Vendimi i sotëm, në thelb, vulos me pafajësi një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet dhe një nga skandalet me të mëdha të kësaj qeverie në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale të qindra mijëra shqiptarëve", tha Alibeaj.

Sipas tij, autorët e publikimit të këtyre të dhënave janë Rama dhe vartësit e tij. Alibeaj tha se që prej publikimit të këtij skandali, kryeministri ka tentuar ta zvogëlojë atë, teksa e akuzon se 'ka futur duart në sistemin e drejtësisë'.

"Vendimi i sotëm i gjykatës është dëshmi e qarte se autoret e publikimit të të dhënave, përfshire dhe atë të patronazhisteve janë kryeministri dhe vartësit e tij. Nuk ka asnjë shpjegim juridik apo logjike normale që të justifikoje gjykimin në gjendje të lirë për 4 personat qe kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës. Të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën për të vjedhur zgjedhjet! Ato janë pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, në shërbim të pushtetit personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës. Që në fillim të shpërthimit të skandalit, Edi Rama u përpoq ta zvogëlojë përmasën e skandalit, ndërsa sot, me tentakulat e tij në sistemin e drejtësisë, doli hapur dhe liroi 4 personat, që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave. Shqiptarët e kanë të qartë se krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave! Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale. Partia Demokratike dënon ndërhyrjen flagrante te Edi Ramës në vendimin për të liruar vartësit e tij dhe për të mos i shkuar deri në fund skemës kriminale të patronazhimit përmes vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve.  Me taksat e tyre, shqiptarët kanë paguar në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës, 160 milionë euro me qëllimin e vetëm që të dhënat e tyre të jenë të sigurta. Me Edi Ramën në krye të qeverisë  nuk ka asgjë të sigurt: as vota nuk është e sigurt, as puna, as siguria në familje. Një kryeministër që keqpërdor dhe tradhton qytetarët për pushtetin e vet personal duhet të ishte sot para drejtësisë!", shtoi Alibeaj.

Ora 11:41
Skandali i publikimit të të dhënave, specialistët e IT te Tatimet u bënë bashkëpunëtorët e drejtësisë, zbuluan skemën

Specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako ishte ajo që zbuloi skemën se si dolën të dhënat personale të mbi 680 mijë qytetarëve, duke bashkëpunuar me drejtësinë. Mësohet se pas shoqërimeve në Polici, kolegu i saj Andi Agraj i kishte kërkuar Qirjakos që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët, por një gjë e tillë nuk u bë nga ajo. Pas Qirjakos, bashkëpunëtor i drejtësisë u bë edhe Agaraj, i cili pranoi krimin duke treguar më pas edhe emrat e  dy përmbaruesve privatë që ja kishte shitur, Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit. Rezulton se nga kompjuteri i Qirjakos ka mbi 29 veprime shkarkimi të dhënash e dërgim tek Agaraj.

Komento

Komente

  • andi: 10/01/2022 15:54

    Ska asnje gje per tu habitur eshte deja vu.4 individet kishin si detyre te nxirrnin te dhenat sipas urdhrave te partise,u ndaluan 1 jave e gjyqtari i partise i nxorri.. E qe fajin e ka Saliu qe eshte 80 vjec kjo dihet por PSE-ne e nxerrjes se ketyre te dhenave nuk na e tha ish bashkeshorti i ministres se bujqesise..

    Përgjigju
  • Andi: 10/01/2022 14:25

    Po nuk ka asnje problem qe jane ne gjendje te lire, apo arrest shtepie. Tek ne abuzohet me arrestin ne burg. Nuk ndiqen te gjitha veprat penale me arrest ne burg. Pjesa me e madhe e veprave ndiqen ne gjendje te lire, ose me masa shtrenguese. Zakonisht policia dhe prokuroria shkojne dhe aplikojne masen ekstreme, me shume per te bere nje show, sesa e kane te mbeshtetur ne ligj dhe fakte.

    Përgjigju
  • Sifi: 10/01/2022 13:35

    Kjo eshte drejtesia e padrejtesise.Cfar kerkojme ne nga vetingu ?Jane po ata prokurore dhe gjykates qe ishin per 30 vjet akoma ne KLP dhe KLGJ ,ashtu dhe ne SPAK.Paguhen me teper se kryeministri dhe presidenti dhe rezultati deri tek Kushe i Lushnjes !Peshqit e medhenj qe bejne kerdine dhe spyesin ligjin?Te gjitha organet e vetingut duhet te kishin ne krye ajken akademike te jurisprudences dhe te shikonit si do shkonin ne burg shumica e gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar.

    Përgjigju
  • anna: 10/01/2022 13:29

    Mire se dy ishin bashkepunetor te drejtesise Shqipetare, po dy te tjeret te ciles drejtesi ishin qe dolen.

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/01/2022 12:43

    Nuk kishte asnje gjygjtar qe e kishte kaluar vettingun?? Sa gallat ky shtet… Tani prap e ka fajin Saliu..

    Përgjigju
    • Pergjigje: 10/01/2022 15:29

      Altin, e kuptoj shume mire qe ke deshire ta nxjerresh te deshtuar reformen dhe gjithe sistemin por ne kete rast deshtove ne menyre qesharake. Nuk lejon ligji te perjashtohen gjyqtaret qe s’kane bere vettingun sepse do ishte shkelje e rende. Per aq kohe sa nje gjykates nuk ka kaluar ne vetting ai supozohet i afte per te vazhuar detyren. Ti kete e kupton fare mire por nuk je i interesuar te e verteta.

    • AltinTop: 10/01/2022 14:22

      @Pergjigje- Per çeshtje kaq te rendesishme nuk futen ne short gjykates pa veting…Vazhdo merru me Saliun se do ecesh shume para…

    • Tata: 10/01/2022 14:17

      Pa tjeter sepse saliu ngriti gjithe shtetin keshtu,me te tille personazhe,dhe duhen me shkolle per ate vend,prandaj nuk ka kush ti zevendesoje ose te mbyllen gjithe gjykatat. Une jam per te dyten,e te behet nje gjykate nderkombetare me mjre

    • Pergjigje: 10/01/2022 13:30

      Gjykatesi percaktohet me short. Ketij i ra. Dhe sigurisht qe Saliu ka fajin e tij per keta lloj gjyqtar sepse ai e mbushi sistemin me njerez si ky.

  • alo alo: 10/01/2022 10:30

    Ja do shikojmë prokurorinë tani nëse do e apeloi vendimin dhe çfarë vendimi do marr Apeli... Se e lehtë të drejtohet gishti drejt një gjykatësi por nuk na informuat nëse prokurorët e kësaj çështjeje e kanë kaluar apo jo Vetting-un ? Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për tre nga katër të akuzuarit por për kryesoren që i mori nga sistemi dhe ja dërgoi kolegut të saj ka kërkuar vetëm 'detyrim paraqitjeje' ?? Do e shohim së shpejti se ku fle lepuri...

    Përgjigju
  • Gripi: 10/01/2022 10:08

    Ky vend nuk behet me. Te fala Yri Kimit, reformes, Spakut dhe cdo shprese qe kane shqiptaret. Guximi i ketij ortakut te Aldo Bares eshte i frikshem.

    Përgjigju
    • Askushi: 10/01/2022 19:22

      Dakort ke te drejte atehere. Bej gati valixhen dhe merr rrugen e kurbetit me gjithe Gripin ketu ne ske alternative tjeter. Te qofte rruga e mbare,

    • @Askushi: 10/01/2022 17:52

      Mos thuaj asgje o shoku por vetem behu realist, sepse te besosh genjeshtrat qe thua vete eshte problem i rende psikik. Une te them faktet, ti me thua Sali Qameti. Militantet e verber si ty e kane katandisur kete vend ne kete gjendje per 30 vite. Ngateron idealistin me militantin ne kete rast. Faktet jane aty dhe nuk ka militant ti levize me vare ose nga kafja. Drejtesia e re po sillet njelloj si e vjetra, madje me keq akoma, po vret edhe shpresen.

    • Askushi: 10/01/2022 15:13

      Po ca te them une o shoku. Shkoni dilni e protestoni per Salen duke thyer e shkaterruar per keto lloj ngjarjeje qe perfshijne te gjithe s leviz asnje nga karrigia e kafes e merreni me llafe jo sbehet shqiperia e sbehet amerika. Vazhdoni pini kafe dhe beni llogje.

    • @Aakushi: 10/01/2022 14:00

      Cili veting o djale?? Seriozisht e ke ti? GKKO dhe Spak qe gjoja jane te super vetinguar denuan me 1 vit Naqellarin e abuzimit me 25 milion euro tender.Liruan nga akuzat Hajrat e Shijakut dhe ju kthehu kompleksin luksoz Gold kur e gjithe shqiperia pa ne TV trupin e masakruar te Jan Prenges qe nuk i gjendet as varri.

    • Askushi: 10/01/2022 12:33

      Per kete motiv duhet te eci vetingu sa me shpejt qe te mos kemi me raste te tilla neper gjykata. KLD duhet te hetoje gjyqtarin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?