Skandali me Duty Free/ Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëron dërgimin në arbitrazh

11 Shkurt 2020, 15:54| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 16:11

  • Share

1581432899_EnioJao.jpg
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shprehet se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane është një mesazh negativ për investitorët. Ai e cilëson si shembull shumë të keq këtë vendim. Jaço thekson se nuk i di hapat e ardhshëm të kompanisë por shton se arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar duke paralajmëruar vijimin e betejës.

"Sapo u njohëm me vendimin e Gjykatës i cili ishte në fakt shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them kush janë hapat e ardhshëm të investitorit por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po i dërgojmë investitorëve por edhe klimës së investimeve. Nuk i di hapat që do ndjekë investitorët por arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht, sigurisht edhe për njerëz të tjerë" tha ai.


Lajmi kryesor:

Avni Sejdi vendos pro gruas së Gjin Gjonit, sfidon mesazhin amerikan, beteja për Duty Free-t e Rinasit vazhdon


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?