Skandali me flamurin shqiptar, Aleanca për Shqiptarët: E dirigjuar nga Serbia bashkë me sulmin në Zubin Potok! Hetim për policin që e hodhi në tokë

1 Dhjetor, 14:47| Përditesimi: 1 Dhjetor, 14:53

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Një incident me flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut u kthye në kryefjalë, pasi një polic shfaqej teksa e hiqte flamurin e vendosur për festat e nëntorit dhe e hedh atë në tokë. Incidenti u komentua në Report Tv nga Blerant Ramadani, sekretar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se për herë të parë autoritetet maqedonase po reagojnë në mënyrë profesionale, duke anuar nga asnjëra palë. Ai ndalet edhe në inicidentet me djegien e flamurit maqedonas e shqiptar, për të cilat policia ka çuar në pranga rreth 17 persona.

“Festimi i 28 nëntorit ishte një nga më të organizuarit përgjatë dy dekadave të fundit, kishte disa akte të izoluara që u munduan ta dëmtojnë këtë fotografi të festimit të festave kombëtare shqiptare në Maqedoni. Disa të rinj shqiptar dogjën flamurin e Maqedonisë, po ashtu disa të rinj maqedonas dogjën flamurin kombëtar shqiptar. Hera e parë që Ministria po vepron duke mos anuar nga asnjëra anë. Janë diku tek 17 të arrestuar maqedonas e shqiptarë që kanë dëmtuar simbolet kombëtare”, thotë ai.

Ramadani thotë se beson se këto ngjarja janë të dirigjuara nga Serbia, pasi sipas tij incidentet në Maqedoninë e Veriut dhe shpërthimet në veri të Kosovës vijnë në të njëjtën periudhë kohore.

Ne i cilësojmë si akte të izoluara, pasi ne si pjesë e qeverisë me koalicionin VLEN, besojmë se duhet t’i fryjmë frymës së stabilitetit. Nëse e ndërlidhni edhe situatën e fundit që ndodhi në Kosovë, ne nuk duam të mendojmë, por shenjat tregojnë se këto dy situata të tensionimit të marrëdhënieve etnike, edhe situatës së sulmit në Kosovës, besojmë se kanë një emërues të përbashkët. Ne bëjmë thirrje për veprim të institucioneve, për ruajtjen e stabilitetit. Ngjarjet, periudha kohore, po na jep sinjale të mendojmë në atë drejtim. Edhe në Maqedoni ka struktura që mendojnë me mentalitetin serb. Në Kosovë e dimë që strukturat serbe është e disata herë që tentojnë të stabilizojnë. Veprohet në të dy shtetet ku frymojnë shumicë shqiptarësh, por të dy shtete që kanë qenë të ndikuara nga politika serbe. Shenjat tregojnë se mund të kenë një emërues të përbashkët, nga Serbia.

Ai thekson se për herë të parë ka nisur edhe hetim disiplinor për policin që hoqi flamurin shqiptar.

“Edhe për policin, për herë të parë po merret masa disiplinore. Qeveria po vepron duke mos anuar tek asnjëra palë. Në Maqedoni ka pasur reagim profesional të autoriteteve dhe qeverisë. Është marrë masë policin, nuk është roli i tij të heqë flamurin kombëtar”, vijoi Ramadani.

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut nisi hetimet për incidentin në Kumanovë ku polici hoqi dhe hodhi në tokë flamujt shqiptarë që ishin vendosur për festat e nëntorit. Pas këtij akti Zv.ministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni njoftoi se do të nisë një procedurë disiplinore ndaj policit.

Për skandalin me flamurin shqiptar reaguan edhe partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?