Kunata e bosit turk të kriptomonedhës Zuhal Özer, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që Faruk Fatih Özer, CEO i kompanisë, vazhdon të jetë i arratisur, ku gjurmët e tij të fundit janë në Shqipëri.
Në bazë të të dhënave nga kryeprokurori u mësua se Zuhal Özer, gruaja e Güven Özer, u kap në qytetin e Aydin, aty edhe ku ishte fshehur prej ditësh.
Ndërkohë bëhet e ditur se një punonjës i kompanisë është vetë dorëzuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.
Në Turqi vijojnë kërkimet për këdo që ka qenë pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht 82 persona janë arrestuar nga Kryeprokuroria Publike e Anadollit, 6 janë të dyshuar, duke përfshirë vëllain pronarit të arratisur Güven Özer dhe motrën Serap Özer.
Po ashtu ditën e djeshme u arrestua Rana Azap, punonjësja e kompanisë përgjegjëse për financat. Bëhet e ditur Azap, ka dhënë ditën e djeshme një dëshmi në zyrën e prokurorit.
Hetimi kundër Faruk Fatih Özer, u iniciua me 22 Prill, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur " Thodex " dhe nga se pronari i kompanisë iku në drejtim të Shqipërisë.
Mediat turke bëjnë të ditur se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit Në pamjet e bëra publike në një hotel në Tiranë ai shihej në shoqëri të një qytetari shqiptar, I cili më pas u identifikua si Altjan Canaj. Ai e kishte pritur atë në aeroport dhe e çoi në hotel, pa e ditur sipas tij se ai ishte në kërkim. Mediat turke rrëfejnë se pas arrestimit Canaj pranoi se ai e kishte ndihmuar Faruk Fatih Özer në bashkëpunimin me një tjetër shqiptar të quajtur Edevaldo Haxhiu, i cili kishte pjesën kryesore në arratisje.