Hidrocentralet Bistricë 1 dhe 2 të kompanisë Kurum dhe Sali Berisha

Skandali me mbetjet toksike, ish-ministri: KURUM bëri edhe më herët pis politikën, Qeveria Berisha i shiti 2 HEC-e! Ish kryeministri e Meta të paditur në SPAK

24 Gusht, 16:02| Përditesimi: 24 Gusht, 17:11

  • Share

Tirane- Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.

“Efektet toksike të Kurumit "kanë bërë pis" politiken shqiptare shumë më heret se kjo ngjarje dhe rrezikon te vazhdojne gjate” shkruan Malaj, duke kujtuar se qeveria e Sali Berishës i shiti Kurum dy nga hidrocentralet efektive ne vendin tone, ‘Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në në vlerën e 52 milionë eurove.

Shitja e këtyre dy hidrocentraleve tepër produktive u bë pikërisht në janar 2013.

Malaj ngre dhe disa pyetje ndër të cilat përse skema të kam borxh/tvsh të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të shlyer borxhin - u aplikua vetem për KURUM, duke i shitur dy HC/ kompani publike - fitim prurese?

“Kujtoni kur qeveria e PD-se i shiti Kurum dy nga hidocentralet fitim prures ne vendin tone. Dy HC ishin ne kondicionet teknike me productive. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”

Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mos rimbursimi i TVSH prandaj ju shesim dy HC, eshte nje praktike korruptive e pa degjuar ne historine ekonomike te ndonje vendi. Keto dy HC mund te ishin nje garanci e madhe energjitike per Saranden dhe jugun e vendit. Dy Hec rezultonin me fitim dhe s’kishte asnje argument perse duheshin shitur.  Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”
Lista e pagesave te pa paguara nga buxheti perfshinte shume kompani shqiptare dhe te huaja.
Perse nuk u aplikua si nje skeme e zbutjes se borxheve edhe per kompani te tjera shqiptare dhe te huaja??
 Perse skema "novatore" se te kam borxh/tvsh te papaguar dhe po te shes pasuri kombetare per te te shlyer borxhin - u aplikua vetem per KURIM, duke I shitur dy HC/ kompani publike - fitim prurese??

Efektet toksike te Kurimit nuk mund te ndalen te ""helmojne politiken shqiptare pa i pastruar rrenjet qe jane me te vjetra e ato tek mbetjet tokike minerale’ shkruan Malaj

Si iu shitën dy Hidrocentralet KURUM-it
Më 9 janar 2013 qeveria në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro.

Procesi i shitjes se“HEC Bistrica 1 dhe 2” nisi mbështetur në vendimet nr. 152 dhe 153, te Keshillit te Ministrave të datës 29.02.2012. Kontrata e blerjes u permbyll me 21 maj 2013 dhe marrëveshja për blerjen e 100% të aksioneve të këtyre shoqërive u lidh midis Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne cilesine e pronarit dhe shoqërise “Kurum International”, ne cilesine  e fituesit te tenderit.

Te dy hidocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin rehabilituar plotësisht në kuadër te projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu” qe nisi 24 qershor 1999 dhe që kishte përfunduar me 31 dhjetor 2011. Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe ishte rreth 33,2 milione Euro. Nga ky financim 21 milione Euro ishin përdorur per rehabilitimin e plote të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik. Periudha e shlyerjes së huasë 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe përfundon me 30 Dhjetor 2044. 

Më 4 mars 2013 Kuvendi miratoi shitjen e 4 Hidrocentraleve me 73 vota pro të mazhorancës, (atëherë qeveria e PD dhe LSI e Ilir Metës),  61 kundër të opozitës (atëherë Partia Socialiste). Ndërkohë në prill 2023, avokati Idajet Beqiri paditi në SPAK  Sali Berishën, Ilir Metën dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit  10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë.... Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish Drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim që Shqiptarja.com siguroi dhe bëri publike në prill 2023. 

 

 

 

Ora 16:54
Berisha, Meta dhe Bode u paditën në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2! Kostoja 232 milionë euro

1724512237_acx.jpg

Më 4 prill 2023, avokat Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Përpos Metës dhe Berishës, avokati kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo.

Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

Në kallëzim pretendohet se kanë kryer disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, organizatë kriminale, fshehje pasurie etj. Sipas kallëzimit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it.... Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit  10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë.... Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish Drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim që Shqiptarja.com e ka bërë publike 1 vit më parë. 

Në shkrimin me titull "Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, kostoja 232 milionë euro" gazetari Adriatik Doçi rendit dhe 3 shkeljet. Lexoni ketu artikullin e plote

Pjese nga shkrimi

Shkelja 1

Me një manovër institucionale, u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “...Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe.

Por çfarë ndodhi? Qeveria Berisha hetoi dhe miratoi ligjin nr. 10410 datë 9.6.201 ”Për krijimin e shoqërive....., përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Në këtë manovër nuk i referohet fare ligjit nr. 8306 dhe as neneve që kushtëzojnë nxjerrjen e objekteve/sektorëve jashtë KESH sha. Kjo për të hapur rrugë procedurave të paramenduara sepse ligji nr.8306 nuk i lejonte të privatizonin katër hec-eve. Por qeveritarët ishin të vendosur, mbase nën presionin e kohës dhe ikjes së pushtetit, që këto katër Hec-e t’i shisnin.

Shkelja 2

Për të realizuar qëllimin korruptiv, institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parashikohej në kuadrin ligjor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik. Fillimisht shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik (Neni 4.1), VKM nr. 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi, bënë vendime qeverie (VKM nr. 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik, duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendimmarrësit i referoheshin këtij ligji

Referenca hyrëse në VKM nr. 676 dhe 677 është si më poshtë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”..).

Pika 4.1 në VKM 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, që i qëndron besnik përcaktimeve në ligjin 8306, është e formuluar: (Pjesëmarrja në procesin e tenderimit është e hapur për të gjithë investitorët e interesuar të cilët janë investitorë strategjikë,... METE do të rezervojë të drejtën t’u dërgojë ftesa për ofertë vetëm atyre investitorëve të interesuar, të cilët …., kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të mëposhtëm: 1. Të jenë themeluar …; 2. Të kenë aftësi paguese….; 3. Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale dhe eksperiencë organizative në operimin e hidrocentraleve - një ofertues i cili zotëron/operon një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MË, konsiderohet që e përmbush këtë kriter; 4. Të zotërojë burimet financiare për operimin e hidrocentraleve – një ofertues konsiderohet se e plotëson këtë kriter nëse kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër); 5. Të ketë një reputacion rajonal dhe/ose ndërkombëtar si operator në tregun e energjisë.

Dy VKM të reja për të përmbysur kriteret

Ligji dhe VKM-të 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, parashikonin që investitorit strategjik të ketë eksperiencë në menaxhim HEC-esh. Meqenëse fituesi i piketuar nga qeveria Berisha nuk plotësonte këtë kusht, Berisha bën dy VKM të reja në tetor 2012, duke lehtësuar kriteret në kundërshtim me ligjin. Mbasi nuk ia dolën që të respektonin kriteret ligjore të investitorit strategjik, hartojnë dy VKM të tjera (676 dhe 677), ku kriteret e investitorit strategjik bëhen jo sipas ligjit por sipas Berishës.

Neni 4.1 në VKM 676 dhe 677 dt 03/10/2012 është i formuluar: (Oferta të vlefshme do të konsiderohen ofertat e investitorëve të interesuar, të cilët janë investitorë strategjikë, sipas përkufizimit vijues, ....: 1.Të jenë themeluar.....: 2.Të kenë aftësi paguese...; 3.Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale eksperiencë organizative në menaxhimin e kompanive të mëdha; 4.Të zotërojnë burime financiare që nga llogaria.., të jenë të paktën 25mln euro..).

Pra është hequr eksperienca në menaxhimin operimin e HEC-ve dhe zotërimi i një Hec-i me fuqi prej të paktën prej 15 MË.  Kjo është shkelje e rëndë e ligjit 8306 është bërë qëllimisht. VKM del mbi ligjin! Dhe fituesi rezulton se nuk ka asnjë eksperiencë në operimin e hidrocentraleve.

Shkelja 3

Mbasi është shpallur fituesi, bëhet vendim i qeverisë Nr. 411, datë 15.5.2013 për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Kurum International” sha, për pagimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Ky vendim i detyronte Ministrinë e Financave për të zbritur nga vlera e ofertës fituese detyrimet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kishte kompanisë Fituese për Tvsh e pa rimbursuar!. Kjo nuk ka qenë parashikuar në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit (DST).

Evidentohen dy shkelje të rënda. Së pari, neni 9 i ligjit 8306 përcakton: “... Në çdo rast paketa që do të privatizohet me pjesëmarrjen e investitorit strategjik, do të paguhet me para.”. Duke kompensuar përmes TVSH së pa rimbursuar është shkelur edhe neni 9 i këtij ligji. Kuptohet, gjithçka është bërë me qëllim favorizimi!

Së dyti, nëse përjashtimi nga ligji 8306 parashikohej në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit, në garë mund të merrnin pjesë edhe kompani të tjera, pse jo edhe shqiptare..! Qartazi është bërë favorizim dhe shkelje e barazisë që mesa duket fituesi e ka ditur hilen që në nisje të procedurës! Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet se e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë procedurë me shkelje të rënda e të qëllimshme të ligjeve.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/08/2024 12:07

    Sali Bajga njeriu mē i poshtēr nē gjith historin e kombit Shqiptar. Sali Sheqere Bajga hajdut kriminel e flliqsir e kombit Shqiptar. Pty rac pise e flliqur.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 25/08/2024 11:19

    Ky është tradhtari ma i madh i të gjitha kohërave sali ram viçidoli, shkatrroj gjithçka dhe shiti gjithçka vetem për interesa familjare. Ti sekuestrohet të gjithë pasuria e ti kthehet popullit.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 25/08/2024 09:25

    S.Berisha ka 34 vite që ka bërë mbi 101 krime & pa ndëahkim,pasi në 1992 TRODHI 100 % DREJTËSINË & NË 2005 99% MEDJET(TV,PORDHËTALE,GAZETA) duke helmuar opinionin Kombëtar e nd/Kombëtar. -Sb akuzon edhe PRIFTIN,MUSHKËN,KALIN,DERRIN..duke i bër BARRË..dhe nuk ja mohon dot intrigën edhe të vrasjeve që nga GJYSHI QË VRAU PRIFTIN E FSHATIT NË BERISHË TË PUKË,NDAJ U SYGJINOSËN NË VIÇIDOL TË TROPOJËS. -Sb është SPIUN I SHIK 1968 & I SHUMFISHT 1970..me pseudonimet Penicilina e bisturia. ● Ramiz Alia(edhe ai Spiun i UDB që gjat LNÇL)e njihte mirë Saliun ndaj e drejtoi te PD(gjoja e djathtë),por Sb e mbushi me 436 Komunist e Spiunë,të cilët sot shumica kan marr dhenë me pasaporta të firmosura prej tij-President e KM TMERR I KOMBIT. -Sb ka përgojuar 7 nga 8 Ambasador Amerikan.Po kështu edhe të BE. • Për shumë krime të Sb në 30 viteve DASH e futi në listën e zezë,por SPAK+GJKKO(të frikësuar prej këtij TIRANI)nuk po e arrestojnë & ti sekuestrojnë pasurinë marramëndëse,ju GITA+DHËNDRI KAN MBI 30 PRONA KORRUPTIVE & MILIARDA €+$ NË OFSHORE. -Sb po lihet në arrest shtëpie për të nxirë sa më shumë Shqipërinë në INTERES TË QARQEVE ARMIQSORE SËRBE,GREKE,RUSE..(FORCAT E DJATHTA NË SHUMICË NË BE)me qëllim që të pengohet integrimi në BE. -Meqënse SPAK+GJKKO drejtohen kryesisht nga SHBA(tashmë në fushatë zgjedhore),kjo duhet ti japi drejtim Sb & të mos ja lër POPULLIT NË ZVERK PËRBINDSHIN E VIÇIDOLIT TMERR I KOMBIT. ● ME SP NUK KA PD,OPOZITË ALTERNATIVE,STABILITET NË SHQIPËRI.SB+A.KURTI(OGIÇI SB) I MBAJNË SY E VESH NGA VUÇIÇ+PUTIN..! -Vetëm REP.TV i paanshëm i ka ngelur Sb pa e kapur në saje të C.Bollinos nr.1 në Shqipëri.FLM

    Përgjigju
  • Gimi: 24/08/2024 19:02

    Jan shitur per tvsh hecet me mira qe ka pas shqiperia

    Përgjigju
  • Martin: 24/08/2024 18:56

    mos shkruani nga keto lajme se vetem acarohen nervat e popullit qe salihi fiton edhe pas vdekjes

    Përgjigju
  • Lolito: 24/08/2024 16:41

    Super lajm teper interesant dhe i vertet dhe i dobishem dhe fantastik .rrespekte nga gerrisoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?