Dosja/ Skema piramidale e mikrokrediteve! 17 mijë qytetarë në grackë! Bllokonin prona me vlerë deri në 500 fish të detyrimit

23 Maj, 19:24| Përditesimi: 23 Maj, 23:37

  • Share

TIRANE - Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Dy prokurorët Ndini Tavani dhe Arben Agovi e kanë finalizuar këtë hetim me vendosjen e 9 masave të sigurisë.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar që të hetohet fillimisht për akuzat e Mashtrimit" "Shpërdorimit te detyrës" dhe  "Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore", për   subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, me administratorë e përmbarues Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj.

Në muajin Mars 2020 pasi ka vlerësuar situatën, prokuroria e Tiranës, ka vendosur hetimet për akuzën e "Skema mashtruese dhe piramidale". Gjatë hetimeve të kryera është provuar se në se vetëm për një rast detyrimi të papërmbushur prej 3 milion e 479 mijë lekë të vjetra, përbarimi “Star”, ka vendosur të shtrijë sekuestrimin e 14 pasurive “Tokë Arë” në fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë.

Të gjitha këto pasuri janë në emër të debitorëve Asllan dhe Lule L... Për të njëjtën skemë në një rast tjetër debitorit Bajram K.. që duhet të shlyente 307 mijë lekë të vjetra, kjo shoqëri përmbarimore i ka sekuestruar 9 pasuri tokë arë dhe truall.

Ndërkohë Sadik Ç.. dhe bashkëshortes së tij Pranvera Ç.., i janë sekuestruar 10 mijë metra katror tokë arë dhe truall në fshatin Ibë e Poshtme në Tiranë, vetëm për shkak se ishte debitor ndaj një vlere prej 689 mijë lekë të vjetra në bankë. E njëjta skemë ka ndodhur dhe me çiftin Vjollca K... dhe Besnik K... Sa sipër ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative ndaj pasurive të debitorit.

Sipas prokurorisë totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative  ndaj pasurive të debitorit. Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë' thuhet në dosje. 

Në të gjitha rastet e trajtuara këto sekuestro janë vendosur nga përmbaruesja gjyqësor Jordisa Dervishi. Prokuroria thotë se sa sipër dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta përmbaruesja Jordisa Dervishi, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të dëtyrës”. Në përfundim organi i akuzës thote se Jordisa Dervishi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi,në cilësinë e përmbaruesve dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Keida Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale të “Vjedhjes”. Ndërsa AldoDaka, Albert Gega e Edmond Mato në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore “Star – FS”, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes”.Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorë. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Nga këtu, përmes skemave që nuk deklaroheshin në institucione, i çonin debitorët drejt borxheve të papërballueshme, ku në total dëmi arrin në rreth 7.3 milionë euro.

Në 2019 Gentajan Kamberi i zyrës përmbarimore të Arben Meskuti ka derdhur në Hollin e ministrisë së Drejtësisë 104 thasë me dosje përmbarimore përkatësisht në datën 14.10 .2019.

Sipas prokurorisë në inventarin e dosjeve të Ministria e Drejtësisë janë gjendur të dhëna për 5800 çështje përmbarimore. Ndërsa të paktën 4944 dosje/çështje përmbarimore qe janë ende të pa dorëzuara nga ish-përmbaruesit dhe shoqëritë përkatëse që janë vënë nën akuzë.

“Në total rezultojnë se, janë mbi 5 700 dosje/çështje përmbarimore të pa dorëzuara, me akte - aktive përmbarimore që kanë prekur dhe vijojnë të rëndojnë direkt mbi interesat pasurore të shtetasve në një numër palësh të përfshira me mbi 17 000 individë”.

Ora 16:46
Skema e vjedhjes përmes mikrokredive/ S'pagoi 350 mijë lekë të reja në 2007, Qytetarit i mbahen të sekuestruara 10 mijë m2 tokë ar në Tiranë (DOSJA)

TIRANE- Tre shoqëri përmbarimore, 1 institucion financiar jo bankë, 1 zyre avokatie, 1 noter dhe disa persona te tjerë kanë cënuar sipas prokurorisë së Tiranës interesin financiar të mijëra qytetarëve.

 E konkretisht! Shoqëritë përmbarimore “Zig”, “STAR/FS”, “Flash” dhe 2 shoqëritë MicroCreditAlbania dhe ADCA, kanë vepruar si një entitet i vetëm me interes dhe aktivitet të përcaktuar dhe në të njëjtën adresë. Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimorë për marrjen e kredive te reja”. 

Në dosje janë evidentuar disa nga rastet e mashtrimit.

Në një rast një qytetar për detyrimin e papërmbushur 347 958 lekë që pati në 2007 vijon të ketë ende në sekuestro konservative 14 pasuri 'Tokë Arë’ fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë,  plot 10 080 m2. 

Zyra përmbarimore “Star” vendosi sekuestro konservative në 14 pasuri 'Tokë Arë’ fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë, plot 10 080 m2 kundrejt një detyrimi të papaguar vetëm 347 mijë lekë të reja 

Pasuritë ishin në emër të debitorëve Asllan dhe Lule L. Urdhëri për vënie Sekuestro, mban datën 10.8.2017

Numri i pasurive në bashkëpronësi të debitorit mbi të cilat është vënë sekuestro konservative; 

Arë,..sip. 400 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë,.. sip. 2 280 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë..,  sip. 220 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, .. sip. 95 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, ...sip. 1 305 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë,... sip. 250 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë,... sip. 90 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë,... sip. 2 570 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë,... sip. 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë,...  sip. 270 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ...sip. 1 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ... sip. 300 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ... 1 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ..., sip. 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë.

"Sa siper ish-përmbaruesi kane shtrirë sekuestrot ne 14 pasuritë e paluajtshme të treguara si më sipër, te cilat sipas procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, për një vlerë detyrimi vetëm 347 958 lekë" thuhet në dosje

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/05/2024 07:34

    Po Shqipria ska shtet prandaj dhe lulëzojn kto lloi qenefesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?