TIRANE- Tre shoqëri përmbarimore, 1 institucion financiar jo bankë, 1 zyre avokatie, 1 noter dhe disa persona te tjerë kanë cënuar sipas prokurorisë së Tiranës interesin financiar të mijëra qytetarëve.
E konkretisht! Shoqëritë përmbarimore “Zig”, “STAR/FS”, “Flash” dhe 2 shoqëritë MicroCreditAlbania dhe ADCA, kanë vepruar si një entitet i vetëm me interes dhe aktivitet të përcaktuar dhe në të njëjtën adresë. Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimorë për marrjen e kredive te reja”.
Në dosje janë evidentuar disa nga rastet e mashtrimit.
Në një rast një qytetar për detyrimin e papërmbushur 347 958 lekë që pati në 2007 vijon të ketë ende në sekuestro konservative 14 pasuri 'Tokë Arë’ fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë, plot 10 080 m2.
Zyra përmbarimore “Star” vendosi sekuestro konservative në 14 pasuri 'Tokë Arë’ fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë, plot 10 080 m2 kundrejt një detyrimi të papaguar vetëm 347 mijë lekë të reja
Pasuritë ishin në emër të debitorëve Asllan dhe Lule L. Urdhëri për vënie Sekuestro, mban datën 10.8.2017
Numri i pasurive në bashkëpronësi të debitorit mbi të cilat është vënë sekuestro konservative;
Arë,..sip. 400 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë,.. sip. 2 280 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë.., sip. 220 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, .. sip. 95 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ...sip. 1 305 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë,... sip. 250 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë,... sip. 90 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë,... sip. 2 570 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë,... sip. 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë,... sip. 270 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ...sip. 1 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ... sip. 300 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ... 1 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
Arë, ..., sip. 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë.
"Sa siper ish-përmbaruesi kane shtrirë sekuestrot ne 14 pasuritë e paluajtshme të treguara si më sipër, te cilat sipas procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, për një vlerë detyrimi vetëm 347 958 lekë" thuhet në dosje
Lajmi kryesor:
Dosja/ Skema piramidale e mikrokrediteve! 17 mijë qytetarë në grackë! Bllokonin prona me vlerë deri në 500 fish të detyrimit
S.G/ReportTv.al