EMRAT/Skandali me publikimin e pagave, 4 të arrestuar! Prokuroria: 2 specialistët e IT te Tatimet ia shitën të dhënat për 20 mijë lekë 2 përmbaruesve! Hetojmë qëllimin e shpërndarjes së të dhënave

Katër persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët blenë këto të dhëna. Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë është edhe drejtori i IT në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ervin Muça.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se hetimet zbuluan se specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin. Më pas Agaraj i ka shitur për një vlerë 20-30 mijë lekë për çdo databezë këto të dhëna private te 2 përmbaruesit privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete social duke përbërë një skandal të vërtetë dhe kërcënuar sigurinë dhe privatësinë e mbi 650 mijë qytetarëve.Hetimet e prokurorisë vijojnë edhe për zbulimin se nga dolën të dhënat e targave të mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!, ndërsa hetimet për patronazhistët janë dosje më vete.

Prokuroria fakton se nuk ka ndërhyrje në sistem, por shpërdorim detyre nga ana e punonjësve dhe se hetimet vijojnë për zbulimin e qëllimin e shpërndarjes së të dhënave nga përmbaruesit privat.

“Specialiste IT, e punësuar tek AKSHI ka pasur akses tek pagat, ka hyrë dhe i ka marrë të dhënat, i ka shpërndarë tek kolegu i saj, pa autorizim ua ka shitur subjekteve private. S’ka ndërhyrje në rrjetin kompjuterik, kanë shpërdoruar detyrën. 2 të dyshuar të tjerë në privat, që kanë blerë të dhënat”, tha Elisabeta Imeraj

Si u shpërndanë të dhënat? Sipas dosjes së Prokurorisë, rezulton se Qirjako, ka filluar punë si Specialiste IT te Drejtoria e Përgjithshme  e Hetimeve më 20 korrik të 2020 ndërsa ra në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Pas kësaj, ajo ka njoftuar eprorin Ervin Muça se ora dhe data e krijimit të dosjes Exel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj, Andi Agarajit. Rezulton se ishte pikërisht Qirjako ajo që përdorte userin me emrin Moza Seraj, nga ku dolën të dhënat. Sipas dosjes, Qirjako kishte kërkuar që t'i ndryshohej emri i user-it, por kjo gjë nuk është bërë. Nëpërmjet E-mailit të saj të punës, te ai i Agaraj, Qirjako dërgoi në ditë të ndryshme listë pagesat e muajve shtator 2020, tetor 2020, dhjetor 2020, janar 2021, mars 2021 dhe shtator 2021.

Shqiptarja.com mësoi dy ditë më parë se Andi Agaraj, i cili sipas prokurorisë ka shitur të dhënat personale te dy përmbaruesit, ishte teknik IT në Drejtorinë e Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua. 

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!  

 

VIDEO- Te dhenat e fundit me gazetarin Arsen Rusta dhe deklarata e prokurorise

Ora 15:53
Report Tv siguron fotot, kush janë të arrestuarit për skandalin e pagave! Specialisti i IT pasion fotografinë, kishte bërë kalendar nudo për 2021

Report Tv ka siguruar foton e 4 personave të arrestuar sot për skandalin e pagave. Në pranga ka rënë , specialistja e IT,Eni Qirjako dhe specialistit të nivelit të lartë, Andi Agaraj. Ky i fundit kishte pasion edhe fotot, ku kishte realizuar kalendarin e vitit 2021 me foto nudo të vajzave shqiptare, të ndryshme për 12 muajt e vitit.

Kjo dyshje ia ka shitur të dhënat Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit, edhe këto të arrestuar.

 

 

Ora 14:28
U arrestuan se blenë të dhënat e shqiptarëve, reagon Dhoma e Përmbaruesve: Nuk janë përmbarues, por mashtrues

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar në lidhje me arrestimin e Endri Konomit dhe Klodian Sotos, të cilët akuzohen nga prokuroria se kanë blerë për përdorimin e tyre të dhënat personale të shqiptarëve. Sipas tyre, ato nuk janë përmbarues, por mashtrues, pasi sipas tyre nuk punojnë në këtë punë.

Reagimi i plotë

NUK JANË PËRMBARUES – JANË MASHTRUES

Informojmë dhe sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëve, përkatësisht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë. Kryeprokurorja e Tiranës sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimit”, por në fakt të dy punojnë në fushën e MASHTRIMIT:

- I pari ka krijuar “PRO 3VT” sh.p.k. – Institucion financiar mikrokredie;

- I dyti “SMART COLLECTION” sh.p.k. – Kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të trete...”.

Të dyja kompanitë në mashtrim të ligjit dhe qytetarëve, pa asnjë lloj licence për këto aktivitete, janë regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe lejuar nga Banka e Shqipërisë. Akuzojmë publikisht titullarët e këtyre dy institucioneve për lejimin e tyre, ashtu si të dhjetëra të tjerave që ne i kemi denoncuar disa herë si “Baraka Financiare”, të cilat mbledhin borxhe nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit. Kemi denoncuar pa reshtur fenomenin e bërjes së “përmbarimit” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupullt të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore.

Shteti me gjithë organe ligjzbatuese prej vitesh ka heshtur! Ashtu si janë blerë borxhet e shqiptarëve për dy lekë, po për aq pak sot pamë se janë blerë edhe instrumentet për t’i shantazhuar ata, adresat, numrat e telefonit, të dhënat e gjendjes civile, mjeteve motorike etj.

Dhoma e Përmbaruesve i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit të mos “flejë” mbi çështjet e denoncuara prej dy vitesh nga Ministria e Drejtësisë dhe prej disa muajsh nga përmbaruesit. Databazat e shtetit shqiptar janë blerë për të mashtruar dhe shantazhuar publikun dhe ky duhet të ishte hetim i përfunduar prej kohësh…

Ora 11:00
Dosja/ Skandali me publikimin e të dhënave, punonjësi i IT te Tatimet, Andi Agaraj ia shiti me CD përmbaruesve për 20- 30 mijë lekë

Sipas hetimeve të Prokurorisë, rezulton se është punonjësi i IT, Andi Agaraj ai i cili të dhënat që i dërgonte kolegia e tij, Eni Qirjako ja ka shitur përmbaruesve Klodian Sota dhe Endri Ikonomi në periudha të ndryshe për shumën 20-30 mijë lekë. Agaraj , të dhënat i kalonte me e-mail në programin Wetransfer, i shkarkonte në kompjuterin e tij të punës dhe më pas i kopjonte në CD dhe ja dërgonte dorazi dy përmbaruesve.

Ora 10:59
Skandali me publikimin e të dhënave personale, ja kush janë dy 2 specialistët e IT te Tatimet që i nxorën dhe dy përmbaruesit që i blenë

Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, të cilët morën të dhënat personale për të mbi 650 mijë qytetarëve, duke ja shitur më pas dy përmbaruesve, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Ora 10:50
Prokuroria: Hetojmë përmbaruesit pse blenë të dhënat dhe i shpërndanë ato

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se prokuroria po vijon hetimet edhe për të zbuluar qëllimin e që përmbaruesit privat që i blenë këto të dhëna dhe i shpërndanë,

“Do i shkohet deri në fund çdo lloj subjekti të përfshirë në këtë veprimtari çfarëdolloj niveli qoftë ai. Po hetojmë jo vetëm autorët që kanë marrë të dhënat por edhe në drejtim të hetimit të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave për efekt të shpërndarjes së tyre të përgjithshme”, tha Imeraj.

Ora 10:44
Skandali me publikimin e të dhënave, Imeraj: Veprimtari e nisur që me patronazhistët! Nën hetim edhe ata që krijuan akses tek të dhënat, pavarësisht qëllimit

 

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj bëri me dije se veprimtaria e publikimit të të dhënave personale ka nisur në vend prej disa muajsh, duke përmendur patronazhistët. Sipas Imeraj hetimet do të shtrihen edhe për peronat që kanë krijuar akses në këto të dhëna dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.

"Është arritur të vihen para përgjegjësisë penale dy persona të tjerë që punojnë në sektorin privat që kanë blerë të dhënat. Prokuroria vazhdon hetimet, pasi sekuestrim i dokumentacionit është bërë edhe në institucione të tjera si DPSHTRR pasi dolën edhe të dhëna për targat, Duke patur parasysh që një veprimtari ka muaj që zhvillohet nisur me patronazhistët dhe më pas me publikim e targave e pagave, Prokuroria është në funksion të plotë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Pistë hetimi edhe për ata që kanë krijuar aksesin për pasjen e këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi. Garantojmë hetim objektiv dhe të plotë për të zbuluar edhe qëllimin e autorëve nëse donin t'i përdornin këto të dhëna apo kishin qëllime të tjera nëpërmjet publikimit. Nxjerrjen e qëllimit të këtyre të dhënave", tha ajo.

Ora 10:43
Kryeprokurorja Imeraj: Punonjës të përmbarimit blenë të dhënat e shqiptarëve, i përdorën për punët e tyre

Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se subjektet private të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit, të cilët janë arrestuar. Ndërsa qëllimi i blerjes së të dhënave është përdorur për punën e tyre, por detajet janë ende nën hetim nga prokuroria.

'Grupi hetimor ka qenë i devotshëm në kryerjen e veprimeve duke përfshirë dhe nxjerrjen e qëllimit të publikimit të këtyre të dhënave. Nga ana jonë deri në këto momente është zbuluar mekanizimi i ngjarje sesi këto të dhëna të përftuar kanë mundur të aksesojnë dhe ti përdorin. këto të dhëna janë shitur. Prokuroria është e vendosur të hetojë çdo lloj subjekti apo individ që kanë një qëllim të caktuar. Në raport se kush janë subjketet, janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore, që i kanë përdorur dhe shitur ato, dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.'- tha Imeraj.

Ora 10:37
Prokuroria: Dy specialistët e IT të Tatime morën të dhënat personale dhe ua shitën subjekteve private

Prokuroria e Tiranës tha se dy personat e arrestuar, me profesion IT te drejtoria e tatimeve kanë marrë të dhënat personale dhe ua kanë shitur subjekteve private.

“ Duke marrë si shkak dëmtimin e interesave të shtetasve ku shpërndahen nëpër rrjete sociale, është zhvilluar hetimi dhe janë marrë info nga të gjitha institucioneve, janë sekuestruar servera dhe kompjutera dhe kemi identifikuara 4 autorë ku dy janë punonjësit në drejtorisë së tatimeve dhe nga të cilët ka dyshime që kanë rrjedhur të dhënat personale. Specilaisti i IT te tatimet duke patur akses dhe kanë marrë këto të dhëna dhe më pas i ka shpërndarë këto të dhëna duke ua shitur subjekteve private”, tha  prokuroria

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shefi: 08/01/2022 13:04

    rroft partija pa keta le te bejne burg sa ti q.het nona pa te tjerat rregullohen. te shkojn e te bejne 7 vjet burg per lsi e pd se dem i bene qeverise se prandaj po e rrun shum edi nga gomarlliku i tifozave te shqupit

    Përgjigju
    • Riku: 08/01/2022 15:04

      Ti riku e ke kap thelbin per briresh :)))

  • Edi: 08/01/2022 09:05

    Ore demin e bere ndaj qytetareve si do vihet ne vend??? E kuptoni qe ka lindur pakenaqesi mes njeri tjetrit ne administrate. Se pjnojne ne nje vend dhe i kane rrogat ndryshe. Se njeri eshtebi partise tjetri eshte thjesht profesionist. Kjo si do zgjidhet. ???? Pa boll u moret me kush i nxorri.

    Përgjigju
  • Iris: 08/01/2022 00:38

    Per mendimin tim,arrestimi i Eni Qirjakos mund te jete pak i nxituar,pasi ajo thjesht ia ka kaluar te dhenat ketij A.Agarajt,nuk mendoj qe ka bere krim nese keto kalime te dhenash jane pjese e punes;por nese e ka ditur qe jane shitur dhe prape ka vazhduar,atehere duhet te ndiqet penalisht.Sa per tre te tjeret,vecanerisht A.Agaraj,Rusia dhe Kina i kerkojne me qiri maskarenj te tille qe shiten kaq lehte.Ishte fat qe nuk ishin te dhena me rendesi strategjike,kombetare.

    Përgjigju
  • Gjoni: 07/01/2022 19:50

    jetoni ju me enver hoxhen .mal zii isht webi ,sa jan rrogat,sa ke hipotek,isht geopotali ku mund ti gjini pasunin e te gjithve,,

    Përgjigju
  • dolce vita: 07/01/2022 16:16

    Ky Etjen Xhafa zhapiku Vlores qe s la me hajduter pa futur ne dogana dhe tatime shum e ka zgjatur bishtin.Andi Agaraj mburej kam Etjenin une do behem ashtu do behem keshtu.

    Përgjigju
    • Ari: 07/01/2022 16:28

      pranadj mburreshin me listen ne fushate dhe iu doli per hundesh...xhuxhmaxhuxhi!!!

  • Teno: 07/01/2022 15:30

    Andi Agaraj eshte mekembes i Etjen Xhafajt. I detyrohet atij shumecka. qe nga emerimi ne pune, e deri tek punesimi i familjareve...

    Përgjigju
  • redi: 07/01/2022 12:45

    Bravo e madhe e prokurorise se Tiranes ,qe ne kohe rekord ,zbuloi birbot qe detyren shteterore e perdoren per pazar dhe per politike.Te kater personat duhen bere shembull dhe te marrin denimin me te madh per kete krim te pashembellt ne historine e shtetit shqiptar.Nga 20 vjet burg te denohen qenerit dhe plehrat qe me "meritokraci "kane zaptuar shumicen e aparatit shteteror dhe e perdorin si pronecprivate.Keshtu eshte kur tarafet drejtojne shtetin dhe te aftet mbeten rruges

    Përgjigju
    • Riku: 07/01/2022 14:52

      Riku specialist jane te dy abuzuesit e detyres ska nivel me te ulet pervec sanitarit e shoferitkeshtu qe mos derdellitkot. jane rrogat qesharake qe I shtyne me shit shpirtin per 2 leke

  • Une: 07/01/2022 12:28

    Te hetohen te gjith ish punonjesit e organizates kriminale te Drejtoria e tatimeve tirane. Kane funksionuar si bande kriminale kane kryer krim shteteror. Hapni syte dhe veshet, ish punonjesit e tatimeve ne kohen e PD LSI kane kryer krime shteterore.Shume te rende duhet ta kene akuzen

    Përgjigju
  • Turi: 07/01/2022 11:02

    Po burrin e saj do ta hetoj kryeprokurorjs per 8 vite burg per trafikim femrash.kjo eshte plehra e shqiperise.do te mbuloj veten me keto qe ben.kjo nuk ka lidhje fare me ceshrjen .projuroret jane ata

    Përgjigju
  • Deni: 07/01/2022 10:23

    Po clidhje ka i LSI apo i PD . A ishte punonjes i shtetit?! Te mbaj pergjegjesi qeveria aktuale

    Përgjigju
    • Riku: 07/01/2022 16:16

      @une riku ketu ka degradu cdo gje dhe vetem ti indinjohesh se I kerkohet llogari pushtetit... se jane shume si puna jote paguhet nafta me e shtrenjte enrgjia buka celulari e shume e shume te tjera... lum si ne per ty

    • Une: 07/01/2022 11:33

      Si nuk paska lidhje o legena? Te dhenat jane shitur dhe blere nga kamikazet e PD dhe LSI. Jane militante politike. Edhe pasi i nxjerrin ne mediat sociale apo portale si Lapsi i PD dhe JOQ e Zenit i kerkojne llogari shtetit.

    • Erik: 07/01/2022 11:25

      Njejte duhet te binte dhe Presidenti i SHBA kur doli skandali i Wikileaks. Dhe nga doli informacioni, nga punonjesi i nenkontraktorit te sistemeve te sigurise.

  • Ahmet Meshi: 07/01/2022 09:47

    Publikimi i te dhenave sensitive si lite pagesat mujore, kartave e identitetit numrat e telefonave vendin e punes nr cel, etj, eshte nje sakandal dhe përben kërcenim të sigurise kombetare. -Eshte qesharake te thuhet u procedua nje teknik IT-se, nga Drejtoria e Tatimeve, kure aty ka nje server, ka adminstrator, shef, drejtor, zv/minester, minister e deri te KM, cfar justifkimi do tregojne keta per me nje ish teknik...., pergjithsia eshte kolektive....

    Përgjigju
    • Une: 07/01/2022 11:35

      Si qenka pergjegjsia kolektive nese nje punonjes vjedh dhe shet te dhenat? Eshte si te thuash pergjegjsia per vjedhjen e makines sime e ka lagjia jo hajduti qe e vodhi.

    • daku: 07/01/2022 10:34

      Pse mer Dak nuk e di ti qe Hasoni shoferi e ha kollodokun sa here kapet ndonje trajl me banane.Pse cer pret tina pse se dime ne si funksionon. Ne burg ke droga me banane shoferi i kamionit eshte

    • Gripi: 07/01/2022 10:32

      Me te vertete kishin ndonje kontroll keta apo ishin vete zot vete shkop? Kaq ordinere qenka siguria e te dhenave qe perbejne element te cenimit te sigurise kombetare? A kane pergjegjesi penale, administrative shefat, drejtoret e ketyre palacove te administrates apo edhe ky skandal si gjithe te tjeret, 3 dite dhr do harrohet. Shteti Han pa porta. Brimselda nga prehri i Sajmir Tahirit ne prehrin e LSI. SHTET DHE PUSHTET I KORUPTUAR MBUSHIR ME MASKARENJ, TE PAAFTE

    • Lexues: 07/01/2022 10:04

      Dhe cfare sistemi kemi qe nuk gjurmon (traces) cdogje qe behet dhe jep alarm kur gjera specifike ndodhin

  • Lexues: 07/01/2022 09:45

    Po ça lesh IT ka qene ai kur nuk e di si funksionojne gjerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?