Skandali me publikimin e të dhënave, Imeraj: Veprimtari e nisur që me patronazhistët! Nën hetim edhe ata që krijuan akses tek të dhënat, pavarësisht qëllimit

7 Janar 2022, 10:44| Përditesimi: 7 Janar 2022, 10:59

  • Share

 

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj bëri me dije se veprimtaria e publikimit të të dhënave personale ka nisur në vend prej disa muajsh, duke përmendur patronazhistët. Sipas Imeraj hetimet do të shtrihen edhe për peronat që kanë krijuar akses në këto të dhëna dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.

"Është arritur të vihen para përgjegjësisë penale dy persona të tjerë që punojnë në sektorin privat që kanë blerë të dhënat. Prokuroria vazhdon hetimet, pasi sekuestrim i dokumentacionit është bërë edhe në institucione të tjera si DPSHTRR pasi dolën edhe të dhëna për targat, Duke patur parasysh që një veprimtari ka muaj që zhvillohet nisur me patronazhistët dhe më pas me publikim e targave e pagave, Prokuroria është në funksion të plotë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Pistë hetimi edhe për ata që kanë krijuar aksesin për pasjen e këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi. Garantojmë hetim objektiv dhe të plotë për të zbuluar edhe qëllimin e autorëve nëse donin t'i përdornin këto të dhëna apo kishin qëllime të tjera nëpërmjet publikimit. Nxjerrjen e qëllimit të këtyre të dhënave", tha ajo.


Lajmi kryesor:

EMRAT/Skandali me publikimin e pagave, 4 të arrestuar! Prokuroria: 2 specialistët e IT te Tatimet ia shitën të dhënat për 20 mijë lekë 2 përmbaruesve! Hetojmë qëllimin e shpërndarjes së të dhënave


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?