Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar

17 Shtator, 13:42| Përditesimi: 17 Shtator, 21:27

  • Share

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar WISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri.

Përmes një deklarate për median MAS thotë se për periudhën 2023-2024, u ngrit një grup pune për të verifikuar pajtueshmërinë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit dhe bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë.

Ndërkohë nënvizohet se Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në aktet nënligjore në fuqi, të ligjit nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” ka nisur prej vitit 2022 dhe në vijim, procesin periodik të verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë.

Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.

Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.

Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e  studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi. 

MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira.

Deri tani janë 9 persona të arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia. Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë, Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) dhe administratori Leonardo Catalano.

Sipas mediave italiane dyshja Cianci-Catalano i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentes të Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, për akreditimin e Wisdom University. Kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale dhe shkruan se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon dosjen ku zbardhet e gjithë skema. Pjesë e dosjes 300 faqe janë dhe përgjimet e Guardia di Financia ku i të inkriminuarit i dhurojnë çantën e shtrenjtë zyrtares së Ministrisë së Arsimit.

Ja çfarë thuhet në përgjimet që Guardia di Finanza bëri gjatë këtij hetimi:

Sipas Guardia di Finaza, me datë 0.5.03.2022, Lucia Catalano dhe Savino Cianci shkuan në Bari në një dyqan të Louis Vuitton dhe blenë një çantë me vlerë 1150 të përshkruar në këtë mënyrë (modeli Speedy 35 i LV). Pagesa u bë përmes kartës së kreditit të Universo Docente s.r.l

Me datë 17.03.2022 Savino Cianci, brenda zyrave të administratës në Foggia, në praninë e Marta Cantarale, Marco Lombardi, Michele Apollo, tregon se ja ka dhuruar çantën e sipërpërmendur Presidentes së ASCAL Shqiponja Telhaj gjatë një darke të mbajtur me 08.03.2022. “... ne shkuam për darkë dhe ishte 8 Marsi, dhe ja dhuruam çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL me gjithë zemër  (Marta Cantarale dhe Michele Apollo qeshin). Lucy (Lucia) ishte gati e vdekur se kur shkuam ta blinim në Bari, (O Zot sa më pëlqen kjo çantë!) po ecnim me këtë çantë të paketuar dhe kur shkuam aty na erdhi në mendje tjetër gjë, përse? Pse të nxitohemi sot për të bërë ndonjë gabim, sepse nuk do ta bëja kurrë, them kurrë, as për djalin tim, as për mua të vë në rrezik Ëisdom, që është e ardhmja e të gjithëve!... Sepse ka shumë gjëra që mund të bëhen, prandaj doja të që siguroj që kemi gjetur gjithë sistemin, dhe me të ngjarë, pas kësaj, nuk e vë dorën në zjarr, mund të bëjmë...”

Guardia di Finanza shkruan në raportin e saj se Shqiponja Telhaj si Presidente e Agjencisë për Akreditimin, ASCAL e cila merr dhuratë çantën, ishte një person që kishte një detyrë publike, por grupi i inkriminuar mendonte të bënte dhurata për krishtlindje zyrtarëve të lartë të ministrisë së arsimit dhe gjithashtu dhe për emra të Ambasadës italiane në Tiranë.  

Hetimi u koordinua nga Prokuroria e Tranit, e u konkludua me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza.

 

Pjesë nga dosja

Ora 18:42
Skandali me diplomat false të Wisdom/ I doli emri në 'dosje' reagon Evis Kushi: MAS jo pjesë e akreditimit të universiteteve

1688818001_eviskushi.jpg

Foto: Evis Kushi

Dy italianë, administratorë të Universitetit Wisdom në Tiranë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të Guardia di Finanza në Itali, si arkitektë të një skeme mashtrimi me diplomat false ndërkohë që mediet raportuan se nga përgjimet rezulton se zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve janë korruptuar.

Në dosje përmendet dhe emri i ish ministres Evis Kushi për të cilën ishin përgatitur dhurata. 

Kushi hedh poshtë faktin se si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 - shtator 2023, të ketë shkëmbyer  dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla.

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

"Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit".

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 - shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla.

Ora 16:13
U korruptua me çantë ‘Luis Vuitton’ 1200 €? Reagon zyrtarja e Arsimit: S’kam pranuar kurrë asnjë dhuratë! S’e njoh pronarin e Wisdom

Shqiponja (Aquila) Telhaj, presidente e Këshillit të Akreditimit në Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, ka reaguar në lidhje hetimet në Itali për skandalin e shitjeve të diplomave false në Universitetin Wisdom. Në një reagim në rrjetet sociale Telhaj thotë se s’ka pranuar kurrë dhuratë nga asnjë përfaqësues universitetesh të huaja apo shqiptare. Telhaj pretendon se nuk ka lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, si dhe nuk i njeh përfaqësuesit e universitetit.

‘Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurrë as edhe një kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhurate nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane përmendur emrin tim pa asnjë fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (përfaqësuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjëherë) te kërkojnë falje për shpifjet.’- shkruan Telhaj në rrjetet sociale.

Sipas dosja “Immediato”, ‘pronari i Wisdom bashkë me administratorin në date 8 mars 2022, gjatë një darke në Tirane i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro Shqiponja Telhaj (shënim në dosje është: Aquila Telhaj) për akreditimin e Wisdom University’.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 18/09/2024 09:57

    Nuk besoj se ka njeri qe ta besoje se keta qenkan korruptuar per nje çante 1200 apo 3000 £

    Përgjigju
    • Erik: 18/09/2024 16:33

      Ore dhurata behen se normalisht per festa bizneset dergojne nga nje shporte me verera dhe cokollata tek titullaret e institucioneve qe kane pune me ta, por kush pjerdh per nje cante Louis Vuiton per ta quajtur korruptim ne ditet e sotme?! Te japesh nje lishence te tille, apo te besh akreditim, nese do ishte rast korruptiv, nuk do e ndynte veten per 1,200 Euro çante, do duheshin dhjetra mijera euro per t'u paguar. Ia dhane çanten ne feste per 8 Marsin dhe ajo u beri akreditimin me pas, pika qe s'u bie mu ne koke. Per dike me te ardhura mbi 3-4 mije Euro ne muaj, (besoj Shqiponja duhet t'i kete edhe me te larta), nje Iphone apo nje çante e mire u duken dhurata modeste, rrezik ia falin femijeve, a ndonje motre a vellai.

  • Iris: 18/09/2024 02:37

    Kjo Shqipja thote qe si njeh keta,por duket qe keta e njohin shume mire.Qe zyrtaret tane korruptohen lehte,kjo nuk eshte ndonje gje e re,por vlera monetare e dhurates tregon ose postin e personit te korruptuar,ose sa e thelle ishte /njohja/mes paleve te permendura ne kete histori dhe duket qe Canta LV 1200 euro tregon sa mire e njihnin keta kete Shqipen.S.d.q e gjithe kjo histori tregon se autoritetet shqiptare nuk nxoren as mesim,as mend nga rastet e /Kristalit/,/Vitrines/etj.Nese duhen hapur dege universitetesh,duhen hapur nga ato me fame e reputacion boteror te cimentuar per cilesine e rregullat e tyre prej shekujsh,jo keto lloj turli universitetesh si rasti i mesiperm.

    Përgjigju
  • Dea: 17/09/2024 22:20

    Apapa sa te ndershme te gjitha keto qe reagojne. Po fajin kush e ka? Se dikush ua ka dhene lejen atyre.

    Përgjigju
    • @Dea: 18/09/2024 15:03

      Saliu! Ai e ka fajin

  • asolingo: 17/09/2024 20:27

    Takoj nje shok qe studiuam bashke ne Ilb ne Korçe,dhe me tha punoj avokat,tani konkluzionin po ju a le juve.

    Përgjigju
  • Geni: 17/09/2024 14:44

    Edhe zari tyre stela po do i dali emri shpejt

    Përgjigju
  • OPA: 17/09/2024 14:24

    Po canta Ministres si ishte ?? Besoj super LOUIS VUITTON ja vlen , ishalla e ka gezuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?