Shqiponja (Aquila) Telhaj, presidente e Këshillit të Akreditimit në Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, ka reaguar në lidhje hetimet në Itali për skandalin e shitjeve të diplomave false në Universitetin Wisdom. Në një reagim në rrjetet sociale Telhaj thotë se s’ka pranuar kurrë dhuratë nga asnjë përfaqësues universitetesh të huaja apo shqiptare. Telhaj pretendon se nuk ka lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, si dhe nuk i njeh përfaqësuesit e universitetit.
‘Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurrë as edhe një kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhurate nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane përmendur emrin tim pa asnjë fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (përfaqësuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjëherë) te kërkojnë falje për shpifjet.’- shkruan Telhaj në rrjetet sociale.
Sipas dosja “Immediato”, ‘pronari i Wisdom bashkë me administratorin në date 8 mars 2022, gjatë një darke në Tirane i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro Shqiponja Telhaj (shënim në dosje është: Aquila Telhaj) për akreditimin e Wisdom University’.
Lajmi kryesor:
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
M.Q./ReportTv.al