Spitali i Fierit dhe qytetari i dhunuar Ardit Klima

Kronikë

Skandali/ Mjekët e Fierit rrahin barbarisht qytetarin: Thuaj 'jam k*rvë', bjeri qenit (Audio-regjistrimi)

25 Maj 2021, 23:01| Përditesimi: 25 Maj 2021, 23:10

  • Share

TIRANË- Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin e dhunës barbare që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha. Por siç duket, e vërteta qëndron ndryshe.

Në material dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore Arditin.

Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!

Enver Halili, neurolog: E shoh unë babanë, ti prit atje jashtë!

Djali: Tani të shkosh!

Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!

(Nis përplasja)

Djali: Ooooo!

Mjeku: Bjeri qenit!

O k*** e m***

Kë godet ti?

Djali: Nuk e godita.

Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!

Djali: Nuk e godita.

O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***

Djali: Boll, or boll!

Mjeku: Goditet mjeku me karrige?

Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!

Mor pis!

Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.

Mjeku: Ta q****  Ule kokën!

Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.

Mjeku: Ule kokën!

Djali: E ula!

Dhuna vazhdon ndaj të riut.

Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!

Mjeku: Hiqe dorën!

Djali: Jo nga koka!

Mjeku: Mos luaj!

Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!

Mjeku: Kështu e doje ti? K***

Mjeku: Lidhe, q*****

Djali: Mos më qëllo më!

Mjeku: Legen!

Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!

Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!

Mjeku: Ku e ke atë  celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?

Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.

Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!

Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?

Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!

Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!

Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”

Djali: Nuk jam k*rvë!

Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!

Djali: Më bën m** katër me një.

Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën. Drejtoria e Policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u  vu në pranga 32-vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës.

Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32-vjeçarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”./tvklan.al

Ora 23:07
Skandali në Spitalin e Fierit, reagon Ministria e Shëndetësisë: E papranueshme! Po kryhen hetime administrative, organet kompetente të zbardhin ngjarjen

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me denoncimin që u bë sot në emisionin "Stop", ku u shfaq një audio e regjistruar nga momenti i dhunimit të një qytetari nga ana e disa mjekëve.

Në reagim, Ministri thotë se dënon ashpër dhunën, ndërsa bën me dije se ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen. Po ashtu i bëhet thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

"Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj", thuhet në reagim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi vlore: 27/05/2021 07:04

    Kta nk jane doktora keta jane gjakpiresa prandaj duhen mar masa urgjente ne te kundert te perdoret vetgjyqesia

    Përgjigju
  • Luti: 26/05/2021 17:14

    Mesa dime, me duket se akoma ekziston nje 'Kod Penal'... Dhe ky Kod Penal me duket (se s'jemi shume te sigurte), se keto veprime dhune, i cileson si thyerje te ligjit e kundravajtje penale e per kete ka edhe saksione me burg e heqje lirie, te shoqeruara edhe me demshperblime te medha monetare per te demtuarin... Keto gjoja mjeke huligane, DUHET te denohen ashper per mizorite e kryera, dhe ku?!! Ne ambientet e spitaleve, ku supozohet se njerezit shkojne per tu sheruar fizikisht, por edhe menderisht e shpirterisht e psikollogjikisht. Mjeket kane qene (e me duket prape se duhet te jene), edhe sherues shpirtrash e psikologe e jo derra te ndyre qe i shohin njerezit si bankomate e mekanizma pasurimi... Eshte nje rast qe DUHET te shfrytezohet nga mekanizmat e shtetit (n.q.s. ka shtet akoma), qe keto gangsterra huligane, te denohen ashper edhe per tu bere shembull per gangot e tjere me bluza te bardha... Por me sa duket e vetmja zgjidhje sot ne arnaudistan eshte vetegjygjesia dhe hakmarrja... E keshtu bjeri ti biem...

    Përgjigju
  • Tarras n'shpulle: 26/05/2021 13:04

    Ky nuk i ka paguar si dhe sa duhet mjeket, ndah ata e moren borxhin duke e boksuar fuqishem. Cim kallash-nikovi eshte super lekist, edhe njerzit e kolegeve nuk I prej me Dore po nuk u pagua MJAFTUESHEM.

    Përgjigju
  • Arber: 26/05/2021 10:22

    Me ne fund bene muskujt dhe mjeket . Bravo çuna , situata te tilla duan pergatitje fizike.Jo po ta dine mire te gjitha ata qe i trashin zerin dhe ngrene dore mbi mjeket se ka edhe keshtu.Edhe i forte edhe kameraman nuk vete , mir ja bene se nuk mjaftoi qe i provokoi por edhe do bente film me metrazh te shkurter.

    Përgjigju
  • Fieri: 26/05/2021 10:13

    Spitali i Fierit ka kohe qe ka qene dhe mbetet nje kasaphane ! Jo thjesht dhe vetem per raste si ky ! Ky rast, i kater kermave, qe i thone vete doktore, nuk eshte rast per tu trajtuar nga drejtesia e sotme ! Keta lloj monstrash duan trajtim monstre nga drejtesia e monstres Enver ! Vetem ai i ju vjen hakut ketyre lloj kafshesh parahistorike !

    Përgjigju
  • Agjenti: 26/05/2021 07:01

    Thuaj jam bos Hahahaha

    Përgjigju
  • Mekja: 26/05/2021 05:25

    Uu raft pika kur qenkan mjek keta kafsh

    Përgjigju
  • liku: 26/05/2021 00:08

    Spital i leshit sikur me qene kasaphane

    Përgjigju
  • Arbeni: 25/05/2021 23:31

    Diktatura nuk brirë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?