Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me denoncimin që u bë sot në emisionin "Stop", ku u shfaq një audio e regjistruar nga momenti i dhunimit të një qytetari nga ana e disa mjekëve.
Në reagim, Ministri thotë se dënon ashpër dhunën, ndërsa bën me dije se ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen. Po ashtu i bëhet thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
"Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj", thuhet në reagim.
Lajmi kryesor: