Marinela Ziu

Politikë

Skandali/ PD cakton eksperte për hetimin e 25 prillit, kryetaren e strukturës paramilitare që akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

3 Nëntor 2021, 19:19| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 19:41

  • Share

TIRANË- Sot, në mbledhjen e Komisionit Hetimor, u caktuan edhe ekspertët që do të hetojnë zgjedhjet e 25 prill, të cilat PD-ja i konsideron si masakër elektorale.

Një nga emrat që PD-ja, propozoi ishte dhe Marinela Ziu. Emri i saj bën jo pak habi, kjo pasi ajo u emërua nga Lulzim Basha në krye ''Strukturat për Mbrojtjen e Votës'', që ka vrarë Pjerin Xhuvanin 4 ditë para zgjedhjeve, e ndërsa më herët ka qenë drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD. 

Pra PD-ja do hetojë 25 prillin, me një ekspertë e cila ka qenë më parë "krahu i armatosur" i PD-së.

Shkrimi i Shqiptarja.com në 22 prill
Në krye të kësaj ''Strukturat për Mbrojtjen e Votës'' (SMV), Lulzim Basha ka vendosur Marinela Ziun, drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD. Në cilësinë e drejtueses së bandës paramilitare, e dënuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë si një diçka e papranueshme dhe e tmerrshme, Ziu ka sqaruar disa ditë më parë se “Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes së ligjit analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre, denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK”.

Struktura është projektuar për t’u ngritur që në janar të 2021, ndërsa është plotësuar dhe fuqizuar gradualisht në mënyrë të fshehtë.

Për herë të parë flitet për këtë strukturë në udhëzimin e Lulzim Bashës, për strategjinë që duhej ndjekur dhe zbatuar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në udhëzimin e janarit 2021, Basha flet për grupe vullnetare që duhet të caktohen nga shtabet në varësi të madhësisë së zonës që mbulonin. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten”, thuhet në udhëzimin e Bashës.

Në vijim grupet e vullnetarëve janë strukturuar, fuqizuar dhe kanë qartësuar objektin e veprimtarisë. Ky organ me natyrë paraushtarake është shtrirë në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Struktura ka në fokus fushatën zgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe sidomos procesin e numërimit të votave. Në përbërje të strukturës janë ish-policë të shkarkuar nga detyra, ish-komando dhe truproja të armatosur, të gatshëm për të vrarë për partinë, siç ishte rasti i Arbër Paplekajt, i cili vrau dje në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Personat e rekrutuar, shumica me të kaluar problematike dhe kriminale, janë kryesisht nga zonat në Veri të vendit. Zyrtarë të PD kanë deklaruar se këta perona janë vullnetarë, por rekrutimi i tyre është bërë në bazë të interesave dhe favoreve të ndryshme, sidomos nëse PD-ja vjen në pushtet. Struktura, në mënyrë të paligjshme, ushton të gjitha kompetencat e policisë. Struktura patrullon në zona të ndara, ndalon mjete dhe qytetarë, ushtron kontrolle, merr në pyetje dhe në disa në shumë raste ushtron dhunë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?