Theo Jacobs dhe Elisabeta Imeraj dhe denoncimi

Skandali/ Si përdori Theo Jacobs denoncimin e një gruaje të sëmurë mendore si provë për ankimimin e vendimit të KPK dhe denoncim në SPAK kundër prokurores Imeraj

30 Mars 2022, 16:23| Përditesimi: 30 Mars 2022, 22:42

  • Share

Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj është sot në seancë gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për tu mbrojtur pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi ankimin e vendimit të KPK, që konfirmojnë lënien e saj në detyrë.

Në mbrojtjen që ajo bëri sot në gjykata denoncoi një skandal që e bën qesharak dhe e implikon vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs.

Sipas Elizabeta Imerajt Theo Jacobs në argumentimet e tij edhe në një denoncim në SPAK SPAK e-mail-in e një zonje e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj.

Denoncuesja E.F ka disa pretendime ndaj Imerajt. Por në fakt bëhet fjalë për një grua e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

E.F ka punuar më parë në Ministrinë e Mbrojtjes por është për shkak të shfaqjes së problemeve. Që prej asaj kohe ia ka kushtuar denoncimeve.

Vitet e fundit ajo që qenë denoncuese në vazhdimësi të qindra personazheve publikë në vend, mediave etj etj. E.F shprehet në halucinacionet e saj se ka një listë me qindra personazhe ku nuk shpëtojnë drejtuesit e shtetit shqiptar, ambasadorët, artistë apo edhe politikanë të huaj si presidenti i Kinës Xi Jiping, duke e akuzuar atë si personin që e helmoi me koronavirus, apo edhe krijues e Facebook Mark Zuckebergun. Një prej denoncimeve të saj është se ka gjetur origjinën e virusit coronavirus.

“Jua them unë. Koronavirusi është eksperimentuar te mua në vitin 2019 kur Saimir Tahiri u mor i pandehur dhe buçe Valdrin Pjetri agjent i iranianëve u shkarkua nga drejtor i përgjithshëm i hipotekave. Pra është virus i krijuar në laboratorët e Kinës dhe më zgjodhën mua për të eksperimentuar dhe unë do denoncoj Xi Jiping dhe shtetin kinez për dëmin e shkaktuar dhe metodat e tyre eksperimentale me vaksina ndaj meje dhe çdo shtet që është përfshirë në këto eksperimente. Unë jam qenie njerëzore dhe jo kavia juaj perverse. Unë jam kundër vaksinave dhe kjo ndodhi dy ditë pas ditëlindjes së Ilir Metës i cili është agjent i kinezëve”, thotë ajo.

 E.F është bërë e njohur për institucionet shqiptare me denoncimet e saj por që ‘argumentet’ e saj të bëheshin edhe ‘argumente’ në gjykatë kjo nuk mendohej.

Jacobs ka referuar në SPAK disa muaj më parë një e-mail të E.F por më pas SPAK ka pushuar hetimet.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • balsha: 08/04/2022 14:52

    Ore seriozisht i dilni ne ndihme ketyre njerezve ju? Keta qe duhet te vendosnin drejtesi jane me te zhdrejtet, bashke me politikanet, ne te gjithe popullsine e Shqiperise. Kjo gjeja qe i therret vetes gjyqtare eshte tmerresisht e paafte. E gjithe kasta e gjykatesve sic ka hyr me mik ne juridik, ka mbaruar me mik ne magjistrature etj, etj. Sepse shkolla e plepave solli plepa te tjere gjithashtu te paafte. Prisni kocka nga qielli nga sistemi gjyqesor shqiptar prisni. Oh dhe dicka tjeter ata qe i gjykojne ja po ashtu te paafte, njerez me nivel inteligjence me dy shifra.Shyqyr qe jane amerikanet qe i japin nje shtyrje procesit qe te pastroje kriminelet dhe te paaftet flagrante. Hajt e befshi diten e mire.

    Përgjigju
  • danw: 31/03/2022 15:42

    Propaganda e semure mendore eshe tema e meros putiniste,elisabeta ymeraj k-prokurore dhe daniela shirka nga gjykata jane shtylla korrupsioni ne drejtesi.....

    Përgjigju
  • Nora: 31/03/2022 06:33

    Eeee po qe se perjashtohet edhe kjo DIVE e drejtesise, atehere ti puthim e mbajme ne balle plepistat e Berishes. Nuk behet reforma me letra anonime apo me inate klanore…

    Përgjigju
  • Iris: 31/03/2022 03:00

    Gjykata nuk mund te vendose ose te ndertoje nje akuze,apo nje ceshtje bazuar vetem ne denoncimet e nje personi,sic eshte rasti i kesaj te shkretes qe vuan nga problemet mendore,gjithashtu cdo denoncim dhe denoncues duhet te hetohet me kujdes,qe te mos krijohen situata te tilla qe vene ne pozite te sikletshme punen e organeve te Vetingut.Sa per Imeraj ka akoma disa gjera ne pikpyetje edhe pa /denoncimin/ e kesaj fatkeqeje qe duhen sqaruar.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 30/03/2022 22:36

    KryeProkurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka 81 dite qe drejton hetimet per ngjarjet e dhunshme te 8 janarit 2022 ne seline e PD-se, aq mire te dokumentuara me ze e me figure se cilet jane organizatoret, nxitesit dhe pergjegjesit e dhunes. A nuk mjafton qofte edhe vetem kjo dosje hetimore qe nuk cohet prej saj ne gjykate per ta perjashtuar nga sistemi kete prokurore qe kerkon te ruaje me cdo kusht te paprekshem e te pandeshkueshem mentorin e saj Sali Berisha?

    Përgjigju
    • Moisi Golemi: 31/03/2022 06:38

      SiTERR Golemi! Ku e gjete Berishen mentor te Elizabetes? Apo te jane errur syte nga shkelqimi i saj?!! Ajo ka qene dhe do mbetet nje aset i drejtesise ne keto vite!

  • Genci: 30/03/2022 18:58

    Teo marrte nga ditet e tua se populli shqiptar eshte i vuajtur dhe i lodhur nga sundimet qe nga koha e turqve. Eshte e drejte e secilit te komentoje sipas gjykimit te tij dhe ske te drejte te gjykosh askend. Sa per prokuroren ka nje trupe apeli qe do gjykoje per shkeljet apo integritetin e saj. Ceshtja eshte qeduhet te ndryshojme mentalitet, sjellje dhe te perpiqemi ne vijim si komb i bashkuar te gjejme rruge e menyra qe te bejme me te miren e te kemi begati e jo te merremi me " e lagu, s'e lagu".

    Përgjigju
  • Marrte Teo nga ditet tuaja: 30/03/2022 18:18

    Mjafton te shikosh komentet per te kuptuar qe mire na e bejne se jemi popull bole

    Përgjigju
    • Sokol: 31/03/2022 06:56

      Sa te drejte ke... marrte nga ditet tuaja Teo thote.. pastaj sundimi turk... ahahah

  • Gripi: 30/03/2022 17:16

    Po po Skandal se OMN si ka pare kartelen njeres pre denoncuesve. Sikur denoncuesit duhet te jene anonim apo mbase gaboj, nuk e di. Elisabeta Imeraj mund te jete prokurore e zonja por ka dy njolla ne figuren e saj. E para ajo qe tani e quan ish bashkeshort por dyshohet se jane ndare vetem me letra dhe tjetra politizimin e saj. Basha e akuzoi si te lidhur me klane te erreta kriminale, ndersa Imeraj ju kunder pergjigj me dosje qe kishte per te. Te dy u terhoqen ne menyre te mistershme. Dikush ka negociuar per " paqe". Duhet te largohet.

    Përgjigju
  • Koli: 30/03/2022 16:47

    Po Theo nuk qenka ketu, e ndjek nje tjeter vezhgues i ONM ne KPA.

    Përgjigju
  • Pak info: 30/03/2022 16:42

    ONM nuk shikon kush e depoziton nje ankese, por faktet qe permban ajo. Prandaj vetem pak ankesa merren parasysh ne proces, se shumica nuk kane fakte/baza. ONM po jep kontributin qe reforma te funksionoje,shyqyr qe e kemi, se ne edhe per nje finale futbolli marrim arbitra te huaj. Respekte per KPA dhe ONM. Kush ka nje prove ndaj tyre, sidomos ONM, le ta nxjerre ne media, madje eshte i lutur ta beje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?