Politikë

Skeda/ 9 hapat për shkarkimin e Ilir Metës, vendimi përfundimtar në duart e Gjykatës Kushtetuese  

28 Prill 2021, 17:15| Përditesimi: 3 Maj 2021, 10:20

  • Share

Për herë të dytë brenda dy viteve, mazhoranca qeverisëse do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe politizim të tejskajshëm të institucionit të Presidencës. Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Sot, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, njoftoi nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit, nga ky parlament dhe jo nga Kuvendi që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Po cilat janë hapat proceduralë për shkarkimin e kreut të shtetit?

-Fillimisht, vullneti për shkarkimin e kreut të shtetit, duhet të materializohet me një kërkesë të jo më pak se një e katërta e të gjithë deputetëve, drejtuar Kuvendit, shoqëruar me argumentet përkatëse.

-Së dy dyti, kërkesa për shkarkim administrohet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ia përcjell Komisionit të Ligjeve për shqyrtim.

-Komisioni i Ligjeve, brenda 15 ditëve, i paraqet një raport Kuvendit, për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimi e kreut të shtetit.

-Kuvendi, jo më vonë se 7 ditë nga paraqitja e raportit nga Komisioni i Ligjeve, zhvillon një debat në seancë plenare dhe ngre brenda dy ditëve komisionin hetimor.

-Së pesti, komisioni hetimor konstituohet, miraton planin e hetimit dhe thërret presidentin Ilir Meta në seancë, për të dëgjuar pretendimet e tij mbi kërkesën për ta shkarkuar.

-Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor, miraton një raport ku i propozon Kuvendit shkarkimin e Presidentit.

-Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë, brenda 20 ditëve, si dhe vendos të shkarkojë presidentin me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, përkatësisht me 94 vota.

-Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij.

-Së nënti, Gjykata Kushtuese vendos përfundimisht për shkarkimin ose jo të Presidentit. Nëse Kushtetuesja konfirmon vendimin e Kuvendit, Ilir Meta largohet nga Presidenca, në të kundërt, vendimi i shkarkimit humbet fuqinë vepruese.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Por, në fund, shumica u tërhoq nga shkarkimi i Metës.

Herën e dytë, për shkak të sulmeve të Metës kundër SHBA, duke se shumica është e vendosur ta shkarkojë me votë në Kuvend. Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, nuk ka asnjë mundësi ligjore për të shpërndarë Parlamentin. Presidenti e shpërndan Parlamentin, vetëm kur Kuvendi dështon të zgjedhë kryeministrin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 28/04/2021 20:51

    Me qendrimet e sjelljet ai nuk eshte i denje as per shoqeri kafenesh jo me te mbaj tituj te larte shteteror.. Shpresojme qe rrumpalles ti vije fundi e ky vend te behest ashtu si ka hije..

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 28/04/2021 19:33

    Ishalla po e shkarkojne por se shkarkojne dot jo se procedura e shkarkimit zgjat

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 19:01

    Ishalla e shkarkon shume shpejte like injoranti e kokemadhi kete monster te Shqiperise dhe SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • Free: 28/04/2021 18:35

    Do dalim ta presim me sfurqe jasht Presidences kte pis.

    Përgjigju
  • Eri: 28/04/2021 18:01

    Tani Rama te mbaj fjalen dhe ta shkarkoj mwnjeher ket mut...hiqeni svarr nga presidenca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?