Politikë

S'dha dorëheqjen, Balla: Sa të përfundojë numërimi, Ilirin e nxjerrim në pension! Meta: Gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës dhe vdekjen e tradhtarëve

28 Prill 2021, 14:55| Përditesimi: 28 Prill 2021, 23:41

  • Share

TIRANË- Ilir Meta nuk mbajti fjalën e dhënë që nëse do të fitonte Edi Rama, do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit dhe sot e përforcoi këtë qëndrim duke thënë se do të kthehej në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e tij me Kuvendin ekzistues. Kjo procedurë do të fillojë menjëherë me përfundimin e numërimit të votave për kandidatët. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla që konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”.

"Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit", ka shkruar Balla.

Shkarkimi i tij, nuk u prit mirë nga Meta, i cili tha se nuk kërcënohet nga “Tao Tao”, (duke iu referuar Taulant Ballës), e duke thënë se ka gati dekretin për mbrojtjen e Republikës dhe mjafton një firmë e tij që kjo të ndodhë. Nuk dihet saktë se çfarë ka dashur Meta të thotë, por duke iu referuar deklaratave të mëparshme për shpërndarje të parlamentit dhe tubimit të 2 marsit 2020, mund të jetë pikërisht ky veprim hapi i radhës së kreut të shtetit.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!Shqipëria e Shqiptarëve!  Vdekje tradhtarëve”, tha Meta në reagimin e tij. 

Nga ana tjetër, Balla iu kundërpërgjigj sërish me ironi. 

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s'ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj”, shkroi Balla.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Sot, kjo procedurë ka nisur pas luftës që Meta hapi ndaj SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim, si edhe daljes së tij totalisht nga roli i kreut të shtetit dhe përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës, asaj që Meta përbetohet se po e mbron me gjak dhe dinjitet.

Ora 23:33
Bushati në Report Tv: Argumentet ligjore mbi të cilat do të mbështetet PS për shkarkimin e Metës

Deputeti socialist Ervin Bushati në studion e Report Tv ka dhënë argumentet ligjore mbi bazën e së cilëve do të mbështetet mazhoranca në kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Repolitix”, ai është shprehur se Meta ka shkelur Kushtetutën duke marrë pjesë në fushatë dhe me retorikën e tij të përdorur.

“Ka thyer kushtetutën me gjuhën që përdor, me mënyrën se si ka ndërhyrë në zgjedhje, çfarë ka shprehur dhe s’ka shprehur. Meta ka qenë presidenti që nuk ka ditur që të marrë përgjegjësinë për të marrë përgjegjësinë për shqiptarët”, tha ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gini: 29/04/2021 10:25

    Iku per lesh llumi i kombit...

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2021 04:10

    Keshtu ndodh kur humb aftesine per te bere dallimin midis nocionit te realitetit dhe fantazise,kthehesh ne nje Don Kishot,te pakten dil me nje parrulle tenden,mos kopjo Ballin.

    Përgjigju
  • Paulin Ramaj: 29/04/2021 00:28

    Ky ka shkel Kushtetutën. Duhet të marrë fund kjo lloj tolerance.Ky duhet shkarkuar dhe menjëherë ti kalohet Spak për hetim.

    Përgjigju
  • Aqif kopertoni: 28/04/2021 21:10

    Ore pa mendohuni pak, se nuk është kaq e thjeshtë. Kur u rrëzua Tramp, valixhen e kodeve për armët bërthamore nuk ia dorëzoi pasardhësit. Thoni tja këtë dorëzuar këtij tonit!!??

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 17:00

    O like kokemadhi kujdes se na trembe, do te firmosesh ligjin kundet privilegjeve qe kerkon te jetosh me taksat e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?