Kur janë mbushur më shumë se 24 orë nga vrasja me 5 plumba e Emiljano Ramazanit në Elbasan, policia dhe prokuroria e këtij qyteti ende nuk kanë një emër konkret se kush kanë qenë njerëzit që ekzekutuan Ramazanit. Për momentin dyshimet e policisë të mbështetura dhe në informacione operative, flasin se ngjarje ka lidhje me përplasjet e viteve të fundit mes dy grupeve kriminale qw veprojnw në segmentin rrugor Peqin-Bradashesh.
Këto dy grupe njihen në zonë si grupi i “Sakatit” që drejtohet nga tre vëllezër dhe grupi i “Tarzanit”. Hija e përplasjeve mes këtyre dy grupeve dyshohet sipas policisë se qëndron pas vrasjes mafioze të Emiljano Ramazanit me pesë plumba, i cili njihet si person që ka pasur shoqëri dhe me Talo Çelën i akuzuar si i implikuar në grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Gjashtë viktima dhe dy të plagosur rëndë, është ky bilanci 18 mujor i përplasjeve në territorin juridiksional, mes zonës së Peqinit dhe Elbasanit. Ngjarjet lidhen me konfliktet e tregtisë së drogës dhe vrasjen e fundit të ndodhura në segmentin rrugor Elbasan-Peqin. Viktima e fundit është Emiljano Ramazani ose siç thërritej ndryshe me nofkën “Ili”.
40-vjeçari i proceduar disa herë për shpërndarje të kokainës dhe plagosjes së lehtë, kishte mundur ti shpëtonte “darës” së drejtësisë,por jo kundërshtarëve të tij. Në pamjet filmike duket qartë se viktima Ramazani është mbajtur në mbikëqyrje dhe pasi ka dalë nga palestra dhe i është drejtuar banesës së tij në Elbasan, nga një automjet që priste buzë rrugës, ka zbritur një person i veshur totalisht me të zeza. Në kokë personi mbante kapele dhe në fytyrë një maskë spitalore të zezë si ato anti “Covid-2019”.
Ai ka vrapuar drejt makinës së Emiljano Ramazanit dhe sapo ky i fundit po e parkonte, personi ende i paidentifikuar e ka qëlluar plot 5 herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Pas çuarjes së porosisë në fund, autori shfaqet në rrezet e kamerave teksa vrapon drejt makinës që e priste buzë rrugës nacionale.
Mjeti ku besohet se kanë qenë tre persona, është larguar në drejtim të Metalurgjikut, ku pikërisht në rreth-rrotullimin e kësaj zone, kanë kaluar përpara një patrulle policie rrugore, por askush nga policët nuk i ka bërë shenjë për të ndaluar. Automjeti me vrasësit brenda është drejtuar në zonën e Papërit, dhe pikërisht në një fshat të kësaj zone kanë djegur plotësisht makinës së bashku me dy armë kallashnikov që kishin me vete.
Kujtojmë se në kartotekën kriminale të policisë Elbasan, viktima Emiljano Ramazani, në muajin shkurt 2019 është shpallur në kërkim për plagosje të lehtë, pasi ka plagosur një person në Elbasan. Për këtë ngjarje, momentalisht Ramazani ishte marrë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit. Ndërkohë 7 muaj pas shpalljes në kërkim, në Gusht 2019 Ramazani, është arrestuar nga policia me 50 doza të dyshuara si kokainë. Por pas kryerjes së aktit të ekspertimit në laborator, rezultoi se 50 dozat e dyshuara kokainë, ishin Metanol.
Ramazani u liria dhe çështja kundër tij u pushua nga prokuroria. Ai rezulton i dënuar vetëm një herë të vetme për akuzën e shpërndarjes së Kokainës në Elbasan. Ndërkohë në vitin 2017 prokuroria e Elbasanit nisi një hetim për Ramazanin së bashku me Mariglen Kamamin, për akuzën e shpërndarjes së kokainës. Të dy këto personazhe në vitin 2018 janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë si persona të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Elbasanit kërkoi dënimin me 8 vjet burgim për Emiljano Ramazanin dhe me 7 vjet burgim për shokun e tij Mariglen Kamamin. Por në fund të procesit gjyqësor gjyqtarja e Elbasani Enkelejda Kapedani, vendosi të deklarojë dy të pandehurit të pafajshëm.
Momentalisht çështja është apeluar dhe ndodhet në proces pritje për gjykim në Gjykatën e Apelit Durrës. Mes bisedave të përgjuara nga ana e prokurorisë evidentohet dhe një komunikim ambiental mes Ramazanit dhe Kamamit, të përgjuar në 17 shkurt 2017 në dhomat e shoqërimit të policisë Elbasan. Mariglen Mamami i thotë Emiljano Ramazanit “…më kapën telefonat, telefonat, kapën listën…”. Mes këtyre dy personazheve të shpërndarjes së kokainës zhvillohet kjo bisedë në ambientet e dhomës së shoqërimit.
Emiljano: E ç’ja q…robt ti, të rruhet k… ty. Të gjejmë atë, të lahemi, do rregullohemi të sistemohemi nesër. Ti q…r… eee. Kështu s’dalim, s’po e rruaj k… e ç’arë të bëjmë eee. Ti e kishe mendjen të flisje në telefon
Marigleni: Kush po fliste në telefon?
Emiljano: Rrot k…, se kishe mendjen, të ruje, të kapje si. Rrot k…, ballë për ballë edhe nuk i shifje, turp i zotit. Çarë po bëje ti?
Marigleni: Ata erdhën direkt ee. Nuk po flisja në telefon, unë po rregulloja lekët. Për shpirt të plakut.
Emiljano: Edhe ti na q…nanën, deri tek lekët
Marigleni: Ne po e po, sa do, sa do?
Emiljano: Ç’arë do?
Marigleni: Do i merrte direkt
Emiljano: Ca gabime, gabime që nuk të falen, o shoku. Gabime që nuk të fallen ty eee.
Marigleni: Kush e dinte, s’duhet nënvlerësuar ato.
Emiljano: E pra po
Marigleni: Eeee
Emiljano: Pse i nënvlerësove ti?
Marigleni: Më erdhën direkt për zotin. Më kapën telefonat, telefonat, më kapën listën…
Shkoni mar palla qe te dy ktu posht a nuk shikoni qe eshte lajm tjr
PërgjigjuMetanoool ishin eeee?!? E tha eksperti i gjykates qe paguhet nga buxheti shtetit. Une sjam kunder droges po pse talleni me taksat tona kjo me shqeteson. Me ato leke qe paguhet ky ekspert qelbesire mund te paguheshin nja dy mesues ne fshat.
PërgjigjuPor cfar votimi .po pse parlalent esht ai .vetem parlament nuk esht .pzarment po .parlament jo !kjo esht vdekja e Shqipetave me kte parlament sakat
PërgjigjuO pall ke ngaterru faqe, nuk ka parlament ketu,