Behar Bajri dhe momenti i ekstradimit nga Franca
Behar Bajrit është një nga të akuzuarit dhe krerët e organizatës me të njëjtën emër në Shkodër, i cili ndodhet i arrestuar dhe paraburgosur prej vitit 2023, për dosjen “Metamorfoza”.
Implikimi i tij u zbulua nga përgjimet në rrjetin SKY ECC, por më pas edhe te dosja “Revanshi”.
Ai u arrestua në Francë më 4 shtator 2023 dhe më pas u ekstradua nga Inerpoli në muajin Nëntor të po atij viti, por mbi shpinë më herët ka pasur edhe akuza të tjera për çështje të ndryshme, mes tyre ajo “Oaz”, e shtatorit të vitit 2018.
Behar Bajri, kushëri i Safet Bajrit, të arrestuar sot, po hetohen për një ngjarje të vitit 2018, teksa dyshohet për vrasje të paguara, si te “Metamorfoza”, mes të cilëve i akuzuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Por kjo nuk është hera e parë që Behar Bajri bie në pranga. Ai ishte në burg në vitin 2019, por Gjykata e Shkodrës vendosi që ta lirojë për dosjen “Oaz”. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda në atë kohë. Ndaj tij ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti, sipas prokurorëve, është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Dosja “Metamorfoza” e riktheu atë përsëri në qeli.
Më herët ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, Fabjola Bajri, më 20 qershor 2002. Ngjarja u raportua si vetëvrasje atëkohë, por provat munguan.
Gjithashtu është dyshuar për vjedhje më 14 janar 1999 në Dobraç, si dhe dy vrasje në atë kohë në lagjen “Vojo Kushi”, ku u ekzekutuan vëlelzërit Osman e Artur Alibali, por që përsëri munguan provat. Apo vrasja në fshatin Dobraç e Petrit Demirit, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, për të cilën u dënua fillimisht me 2 vite burg nga Shkodra dhe më pas me 9 vite nga Krimet e Rënda për gjobëvënie.
Një tjetër vrasje ka qenë ajo më 15 shkurt 2001 e Arben Tuzit, krim për të cilin është dyshuar Behar Bajri, një gjobëvënie në shtator 2005 me 5 mln lekë ndaj një personi dhe abuzimi seksual ndaj dy vajzave të mitura më 2006, për të cilën ka pasur edhe masë sigurie.
Lajmi kryesor:
RENEA arreston Safet Bajrin, masë sigurie edhe për krahun e djathtë, Astmer Bilali e kushëririn Behar Bajri! SPAK: Ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018, morën hak për vrasjen e ish-policit Bërçana (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al
