Kronikë

RENEA arreston Safet Bajrin, masë sigurie edhe për krahun e djathtë, Astmer Bilali e kushëririn Behar Bajri! SPAK: Ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018, morën hak për vrasjen e ish-policit Bërçana (VIDEO)

21 Shkurt, 12:46| Përditesimi: 21 Shkurt, 21:20

  • Share

SHKODËR - SPAK zbardh pas 7 vitesh, vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit duke zbuluar se pas ekzekutimit të 53-vjeçarit Fatbardh Lici teksa pinte kafe 10 gushtin e vitit 2018 në lagjen “Kiras”, fshihet grupi i strukturuar kriminal Bajri, 2 familjet rivale në Shkodër, që ndër vite kanë prodhuar disa viktima në përplasjet mes tyre.

SPAK arrestoi Safet Bajrin me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Motivi i vrasjes së Licit - thotë SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, ky i fundit i shpallur në kërkim, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit. 

SPAK në një njoftim të ndarë për mediat ka zbardhur edhe akuzar që rëndojnë ndaj tyre, “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Licin, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

"Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; Behar Bajri; Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatmir Licit i afërm i shtetasit Ibrahim Lici. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana,.", njoftoi SPAK. 

Me prova të forta në duar, siç njofton zyrtarisht, SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme dhe më 17 shkurt mori firmën për arrestimin e Safet Bajrit, kushëririt të tij Behar Bajri dhe të besuarit të grupit të tyre, Astmer Bilali, të dy në qeli në kuadër të operacioneve të mëparshme të SPAK, pas transkripteve te Sky ECC. Në një operacion diskret, masat e sigurisë u zbatuan 4 ditë më vonë, më 21 shkurt.

Fillimisht në derën e Safet Bajrit, në shtëpinë e tij në Dobraç shkruan efektivët lokalë të cilët e kërkuan për ta marrë në pyetje, por në drejtorinë e Policisë së Shkodrës, e prisnin forcat RENEA të armatosura deri në dhëmbë, të cilat e transportuan menjëherë drejt Policisë së Tiranës me pranga në duar ku iu komunikua zyrtarisht akuza.

Bajri nuk ngurroi të përshëndesë mediat që e presin në dyert e Policisë, duke iu buzëqeshur.

“Është paraqitur këtu dhe i është bërë prezent për të marrë kampionin e AND-së me vendim gjykate. Ne atë moment i është prezantuar dhe një masë sigurimi tjetër, e cila është për një çështje që është gjykuar njëherë”, tha Sokol Tahiraj, avokat i Safet Bajrit.

Pas procedurave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Safet Bajri u transferua në bllokun e sigurisë, në pritje të seancës për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

Safet Bajri la qelitë e burgut në maj të vitit 2023 pasi iu njoh shlyerja e 8 viteve burg dhënë nga drejtësia belge. Vazhdimisht e ka prezantuar veten njeri familjar, që nuk ka lidhje me krimin, e me pasuri të deklaruara. Emri i tij lakohej sa herë në Shkodër ndodhnin ngjarje kriminale, përfshirë më e fundit, masakra me 4 të vrarë në Dobraç, 30 tetorin e vitit 2024, ku u vra djali i Licajve, Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit, miku i tij Arlind Bushati dhe një çift të pafajshëm që u gjetën rastësisht mes plumbave të krimit.

Për Dobraçin SPAK është duke i vijuar hetimet, ndërsa pak ditë më parë vuri në pranga 2 anëtarë të tjerë të grupit Bajri, Samuel Troshani e Izmir Sakica. Të dy, dje një i tretë në kërkim po nga grupi Bajri, akuzohen se do vrisnin Aleksandër Prendin dhe disa familjarë të tij në fshatin Rranxë të Bushatit, ku shkuan me makina të blinduara, por u përballën në një përplasje me armë nga Prendi, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim.

Daljen e fundit në media Safet Bajri e pati vetëm dy ditë me parë në Top Channel me Grida Dumën, ku pranoi se makinat e blinduara në ngjarjen e Rranxës, ishin të tijat.

Asmer Bilai, një i besuar i Bajrave, është arrestuar në 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Sipas dekriptimit të bisedave, Bilali ishte angazhuar për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, të cilët do ekzekutoheshin në varrimin e Indrit Rrajës me porosi të Behar Bajrit.

Behar Bajri akuzohet për 7 vepra penale ndër to akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera.

Si vra Fatbardh Lici?

Fatbardh Lici, është vëlla i Mustafa Licit dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Hamza Licit.  53-vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e 10 gushtit 2018, teksa ndodhej në një kafene i shoqëruar nga persona të tjerë në lagjen Kiras të Shkodrës. Lici u qëllua nga një person që zbriti nga një automjet tip “Benz”, pa targa. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018 dhe dyshimet u ngritën se mes fiseve Bajri e Lici kishin nisur përplasjet.

 

Ora 16:34
Arrestimi i Safet Bajrit dhe masat e sigurisë për Astmer Bilalin dhe Behar Bajrit, SPAK zbardh akuzat

1740152414_.jpg

SPAK zbardh akuzat për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim Behar Bajri; Astmer Bilali dhe Safet Bajri, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal;

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; Behar Bajri; Astmer Bilali dhe Safet Bajri  kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Inrahim Lici. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana,.

Në datën 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim Behar Bajri; Astmer Bilali dhe Safet Bajri

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, njofton SPAK.

Ora 15:39
SKEDA/ Safet Bajri, dosje voluminoze dhe seri krimesh të dyshuara, por me dënime të pakta! Një nga krerët e grupit, Belgjika e dënoi 2 herë

Safet Bajri, një nga krerët e dyshuar të organizatës kriminale 'Bajri'

Safet Bajri (Rustemi) është një nga emrat e cilësuar si drejtuesi i organizatës kriminale “Bajri” në Shkodër, prej dy dekadash i akuzuar dhe hetuar për krime të ndryshme, por vetëm pak herë i dënuar, dy prej tyre në Belgjikë për plagosje dhe drogë. 

Ishte i arrestuari kryesor i operacionit të bujshëm “Oaz” të vitit 2018 në Shkodër, si kreu i organizatës bashkë me kushërinjtë e tij Ilir dhe Behar Bajri, se vendosnin gjoba dhe kryenin aktivitete ilegale, deri te shitja e drogës.

Por më shumë do të dilnin në skenë për konfliktin e përgjakshëm me fisin Lici në qytet, që deri tani ka shkaktuar mbi 7 viktima në po kaq vite. Arrestimi i sotëm i tij erdhi për një krim të vitit 2018, pikërisht ekzekutimi në atentat i Fatbardh Licit, vëllai i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, (babai i Ibrahim dhe Muhamet Licit), teksa grupi po hetohet si i dyshuar edhe për masakrën e Dobraçit disa muaj më parë (30 Tetor) në Shkodër ndaj fisit Lici, me 4 të vrarë, mes të cilëve 2 të pafajshëm. Gjithashtu edhe për përplasjen e armatosur të vitit të kaluar në Bushat për çështje droge me fisin Prendi, ngjarje për të cilën ka disa të arrestuar.

Belgjika e kishte dënuar për dy ngjarje njëra pas tjetrës me 20 vite burgim në total, si plagosje, grabitje, prostitucion. Ai u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg, teksa kishte marrë edhe rreth 13 të tjera për plagosje të rëndëm vendim i 22 shkurtit 2014. 

Më 2018, pas kthimit nga Belgjika, u arrestua gjatë operacionit të koduar “Oaz” bashkë me kushëririn Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, ish-kampionin e boksit Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç, për një sërë krimesh, por u lirua pak më vonë, pasi nuk u provuan akuzat e kërcënimeve dhe gjobvënieve. 

Ai vuajti vetëm disa vite burg të mbetura nga Belgjika, në Burgun e Reçit. Ekstradimi nuk u mundësua për shkak të mungesës së marrëveshjes mes dy vendeve. Dosja “Oaz” përfundoi mes zvarritjeve sa te Krimet e Rënda në Shkodër dhe Gjykata e Rrethit zbuti akuzat dhe dënimet, deri në gjykim të shkurtuar. Safet Bajri mori vetëm 2 vite e 6 muaj burgim. 

Deri tani ai nuk figuron në dosjen “Metamorfoza” dhe as në atë ‘Revanshi’ si Behar Bajri (Bajroviç), por po hetohet për ngjarje të tjera kriminale, si përplasja e armatosur me fisin Prendi në Bushat apo dhe masakra e Dobraçit.

Ora 15:21
SKEDA/ Kush është Behar Bajri, krimet e dyshuara që nga 1999, përfshi vrasjen e të fejuarës dhe si SKY ECC e futi në ‘rrjetë’ me ‘Metamorfozën’

1704361773_beharbajri.jpg

Behar Bajri dhe momenti i ekstradimit nga Franca

Behar Bajrit është një nga të akuzuarit dhe krerët e organizatës me të njëjtën emër në Shkodër, i cili ndodhet i arrestuar dhe paraburgosur prej vitit 2023, për dosjen “Metamorfoza”.

Implikimi i tij u zbulua nga përgjimet në rrjetin SKY ECC, por më pas edhe te dosja “Revanshi”.

Ai u arrestua në Francë më 4 shtator 2023 dhe më pas u ekstradua nga Inerpoli në muajin Nëntor të po atij viti, por mbi shpinë më herët ka pasur edhe akuza të tjera për çështje të ndryshme, mes tyre ajo “Oaz”, e shtatorit të vitit 2018. 

Behar Bajri, kushëri i Safet Bajrit, të arrestuar sot, po hetohen për një ngjarje të vitit 2018, teksa dyshohet për vrasje të paguara, si te “Metamorfoza”, mes të cilëve i akuzuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Por kjo nuk është hera e parë që Behar Bajri bie në pranga. Ai ishte në burg në vitin 2019, por Gjykata e Shkodrës vendosi që ta lirojë për dosjen “Oaz”. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda në atë kohë. Ndaj tij ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti, sipas prokurorëve, është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Dosja “Metamorfoza” e riktheu atë përsëri në qeli.

Më herët ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, Fabjola Bajri, më 20 qershor 2002. Ngjarja u raportua si vetëvrasje atëkohë, por provat munguan.

Gjithashtu është dyshuar për vjedhje më 14 janar 1999 në Dobraç, si dhe dy vrasje në atë kohë në lagjen “Vojo Kushi”, ku u ekzekutuan vëlelzërit Osman e Artur Alibali, por që përsëri munguan provat. Apo vrasja në fshatin Dobraç e Petrit Demirit, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, për të cilën u dënua fillimisht me 2 vite burg nga Shkodra dhe më pas me 9 vite nga Krimet e Rënda për gjobëvënie.

Një tjetër vrasje ka qenë ajo më 15 shkurt 2001 e Arben Tuzit, krim për të cilin është dyshuar Behar Bajri, një gjobëvënie në shtator 2005 me 5 mln lekë ndaj një personi dhe abuzimi seksual ndaj dy vajzave të mitura më 2006, për të cilën ka pasur edhe masë sigurie.

Ora 15:17
VIDEO/ Momenti kur Safet Bajri del nga Policia e Tiranës, dërgohet në Bllokun e Sigurisë

Report Tv sjell pamjet e momentit kur Safet Bajri del nga Policia e Tiranës. Në video dallohet momenti kur Bajri shoqërohet nga Forcat RENEA me pranga në duar dhe hip në furgonin e policisë. Bajri është dërguar në Bllokun e Sigurisë në Tiranë.

Avokati pretendon se është thirrur që t’i merret ADN, dhe pasi e kanë çuar në Policinë e Shkodrës është shoqëruar për në Tiranë.

Ora 14:43
Tjetër masë për Astmer Bilalin/ Bajri dyshohet se bashkëpunoi me ish-boksierin e Vllaznisë për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018

1740143164_Screenshot10.jpg

Astmer Bilali në mes

Astmer Bilalit njihet nga shumë si boksier i Vllaznisë, por kjo nuk e ka penguar të jetë pjesë e një prej grupeve kriminale në Shkodër. Atij iu komunikua tjetër masë arresti në qeli sot, pas shoqërimit të Safet Bajrit, i cili dyshohet për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në Shkodër.

Fillimisht emri i tij u bë mediatik kur mbeti i vrarë shoku i tij Arjan Ferracaku, më 1 shtator 2018, teksa kalëronte në resortin e Astmer Bilalit në zonën e Livadheve në Shkodër. Atë ditë Bilali u plagos nga plumbat e agresorëve, të cilët dyshohet se e patën shënjestër, por gabuan. Asmer Bilali u arrestua në operacionin “OAZ” në shtator 2018 bashkë me 10 anëtarë të fisit Bajri për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Në prill 2019 Asmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhain, Astrit dhe Brahim Bilalin.

Ndaj Astmer Bilalit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Bilali është në qeli pas megaoperacionit Metamorfoza në korrik 2023.

Ora 14:28
Safet Bajri u arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018! Si u ekzekutua me kallashnikov 53 vjeçari, po pinte kafe në 'Kiras'

Video: Atentati i ndodhur në 10 gusht 2018

Sipas burimeve pranë SPAK dyshohet së Safet Bajri dhe Astmer Bilali, në bashkëpunim dhe me një person të tretë, kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit në 2018

Por kush ishte Fatbardh Lici dhe si u ekzekutua?

Fatbardh Lici, u vra me breshëri plumbash në 10 gusht 2018, teksa ndodhej në kafe në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”. Viktima, 53-vjeç, ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 Janar 2018. Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.

Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat.

Fatbardh Lici ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, edhe ky gjithashtu i dënuar për vrasje. Por kjo pistë u rrëzua, pasi familjarë të Kurmemaj u panë në funeralin e Licit.

Vrasja e Fatbardh Licit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër gjatë këtyre muajve të 2018-ës. Gjithçka që policia mund të bënte ishte të ndiqte gjurmët dhe të studionte krimet në zinxhir për të ngritur pista drejt së vërtetës që nuk u gjet kurrë.

Pjesëtarë të familjes Bajri kishin qenë në vëzhgim prej të paktën gjashtë muajsh. Madje, ata mbikëqyreshin me dronë në lagjen e tyre. Por, provat që t’i implikonin Bajrat në krimet me Licët, mungonin. Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.

Ora 14:22
VIDEOLAJM/ Momenti kur Safet Bajri me pranga e i buzëqeshur hyn në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Report Tv siguron momentin kur forcat RENEA shoqërojnë me pranga në duar Safet Bajrin në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Kanë qenë dy furgona të RENEA-s të ciëlt kanë shoqëruar Safet Bajrin nga Shkodra drejt Tiranës.

Nga pamjet Bajri duket i qetë madje nuk kursen as buzëqeshjen teksa hyn në godinë i shoqëruar nga forcat RENEA. 


 

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 22/02/2025 22:55

    ka fol e behari e kam shkru para 2 mujsh. por lict jane robt me te pa bese bajrat qesin pushke per shoqeni gje shume e rralle

    Përgjigju
  • Iris: 22/02/2025 01:06

    7 vjet per te zbuluar nje krim qe me sa duket e dinte gjithe Shkodra,por jo policia!Duke pare denimet qesharake e krimet e kryera nga ky grup e duke perdorur fjalet e te madhit Spenser Tracy, ne Shkoder duket se /sundimi i rendit ka marre fund dhe vendin e tij e kane zene gorrillat/ e duket jo vetem ne Shkoder,por vecanerisht ne gjykaten e Shkodres,mund t'a kuptosh zgerdhitjen e kriminelit para kamerave.Ka ardhur koha qe SPAK,per te gjithe listen e stergjate te krimeve qe ky grup ka bere,te kerkoje burgim te perjetshem!

    Përgjigju
  • arjan: 22/02/2025 00:50

    buka fatbardhit i ka vra kto pisa

    Përgjigju
    • Per arjanin: 22/02/2025 20:40

      Bardhin e vrau buka astrit kurmemes mir alise e mond batrit

    • Po po: 22/02/2025 08:41

      Dhe fatbardhin ajo e astritit

  • Shkodra: 21/02/2025 20:14

    Tanve do ju vi funi por rreziku i shkodres si u boshatris per faj te krimite lidhure me politiken

    Përgjigju
  • 313: 21/02/2025 18:38

    huhuhu behar bajri qeka bo pentito per me dal nga burgu. behar gangsteri

    Përgjigju
  • Avukati i safetit: 21/02/2025 18:36

    Ketu mbaroi grupi shurupi i bajrave. Pishman e ka fantasma qe nuk mund ti vrasi me doren e vet se keta nuk dalin me me kembet e veta. Po dolen do dalin horizontal o nga d'ora e ndonje killeri ose nga Zoti

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/02/2025 17:46

    Ky nuk mbahet ne mend sa here e kan shoqeruar ne polici, dhe prap nuk gjejne dot fakte per ta mbajtur brenda. Nderkohe rivali i tij i shpallur ne kerkim Nr 1 sot ne shqiperi lihet i lire nga policia qofte edhe kur gjindet ne vendgjarje te rende. Ne te dy rastet shteti apo drejtesia eshte ne nivel shum me dobet se keta individe qe supozohen te jene kriminel. Prandaj ikin njerezit nga Shqiperia.

    Përgjigju
  • Spaku: 21/02/2025 17:35

    Ju lutem hetoni dhe vrasjen e groposjen e kusherive molla. Qe fugurojn te zhdukur tash 4 vjet . Behari asmeri e safeti i kan zhduk

    Përgjigju
    • O spaku: 23/02/2025 16:17

      Shko ne spak edhe ti muhamet si ai lapanjozi mustafa

  • Eri: 21/02/2025 17:12

    Sa mire qe u zvardh vrasja e fatbardh licit .. po vrasja e ciftit bercana pse nuk esht zbardhur ?? Ktu vie era intrig dhe shtyrje nga individ te caktuar qe sulmojn njerin krah me njohjet qe kan ne spak ..

    Përgjigju
  • Shkodra: 21/02/2025 16:08

    Safeti ban show kot neper tv e rrjete sociale , po ma i rrezikshmi qe ka ba me shum krime asht behari . Pak vrasje i keni rreshtu , ky ka shum e shum tjera

    Përgjigju
  • Gazmori: 21/02/2025 14:53

    Tipike qeshje e shtirur e krimineleve qe duan te hiqen si te lumtur nderkohe Jane grope dhe duan te transmetojne tek te tjeret Fuqi dhe mireqenie Qeshin me te madhe sikur cdo gje ka kaluar.. Por vjen nje dite! Film shume i bukur Shqiptar.

    Përgjigju
  • Drejtsia: 21/02/2025 14:33

    Ju erdhi fundi kriminelave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?